Shkarkohet drejtori i doganës së Morinës

Shkarkohet për korrupsion dhe kontrabandë drejtori i Doganës së Morinës në Kukës, Ali Tota. Burime brenda doganës së Morinës kanë konfirmuar lajmin për News 24.
Sipas të dhënave të para, mësohet se ka dyshime te forta për korrupsion dhe kontrabandë gomash me Kosovën. Mësohet se Tota, ka kaluar ilegalisht goma automjetesh drejt Kosovës. /Indeksonline/