Për motive të hakmarrjes, plagoset nipi i Sekiraqes

(E plotësuar) Sipas burimeve të Indeksonline, mësohet se i plagosuri është Ardian Abazi, kurse dorasi që ka shtënë në drejtim të tij është Ekrem Krasniqi. Përleshja ka ndodhur për motive të hakmarrjes. Kjo pasi i vëllai i Ekremit, Adil Krasniqi, ditë më parë kishte shtënë në drejtim shtëpisë së Enver Sekiraqes. Ndërkohë pas pak ditësh, në shenjë hakmarrje Ardian Abazi së bashku me Qerim Azemin kishin shtënë në drejtim të Adilit, duke e lënë të plagosur.
Sipas burimeve të Indeksonline të afërta më hetuesin, Adili nuk i kishte treguar asnjëherë emrat e atyre që kishin shtënë drejtë ti. Por, sipas burimeve të Indesonline hetuesia pretë të zbardhë çështjen brenda pak ditësh.
..................
Një infermiere brenda QKUK-së tha për Indeksonline se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, megjithëse është në tretman intensiv nga mjekët. Mësohet se viktima është plagosur në dy këmbët dhe ne njërën dorë.
.....................
Në rrugën “Rrustem Statovci” rreth orës 19:00 është plagosur një qytetar me armë zjarri.
Fillimisht, disa persona të armatosur kanë ndalur një makin afër bastores ne lagjen e Muhaxherve, pastaj kanë gjuajtur më arm ne drejtim të qytetarit që ndodhej në makinë.
Sipas burimeve të Indesonline, i plagosuri është nipi i Enver Sekiraqs, i cili njihet edhe si krahu i djathtë i tij. Ai është dërguar menjehere ne QKUK.
Zëdhënësja e Policisë për regjionin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Indeksonline se “Mund të them vetëm se është plagosur një qytetarë në rrugën “Rrustem Statovci”. Dyshohet për plagosje me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri ndodhët në QKUK”. /Indekonline/