Brenda javës vidhen mbi 20 shtëpi e lokale

Në fshatin Rugovë e Hasit, të Komunës së Gjakovës banorët po ndihët të pa sigurte, pasi që atje po ndodhin vjedhje të shpeshta.
Banorët janë organizuar dhe po bëjnë roje nate. Ata po kërkojnë nga Policia e Kosovës që tu ofrojë siguri dhe ti kapë hajnat.
Për një javë në këtë fshatë janë thyer e vjedhur më shumë se 20 shtëpi e lokale.
Deri më tash askush nuk është arrestuar për këto vjedhje.
Florim Morina, banorë nga ky fshatë duke treguar për dëmet që i janë bërë, thotë se natën që i kanë hyrë hajnat në shtëpi, ai nuk ndodhej aty.
“Pas dy ditësh kam marrë vesh se më kanë thyer shtëpinë, më janë dëmtuar dyert e dritare”, tha Morina, raporton KTV-ja.
Kurse banori tjetër nga Hasi, Rrustem Hoti, tha se banorët nuk ndihën rehat që një javë në shtypit e tyre.
Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kovës, Arber Beka ka thënë se nuk ka as një rast të tillë të paraqitur në Policinë e Kosovës. /Indeksonline/