Uragani “Sandy” dëmtoi bizneset e deputetit Florin Krasniqi

Uraganit “Sandy” që përfshiu një pjesë të SHBA-ve në fund të vitit të kaluar, ka prekur edhe pronat e një deputetit të Kuvendnit të Kosovës.
Uragani ka shkatërruar bizneset e deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, i cili pos në Kosovë jeton dhe në New York.
Krasniqi në një intervistë për televizionin “Rrokum” ka thënë se kohëve të fundit i është dashur të shkojë më shpesh në Amerikë, shkaku i dëmtimit të biznesit.
Florin Krasniqi, i cili është Kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës në Parlamentin e Kosovës, po këmbëngul se ish Shërbimi Informativ i Kosovës vazhdon të jetë prezentë në instancat më të larta shtetërore.
“Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme nga mungesë e imja që kam pasur herë pas here në kuvend. Kam pasur disa angazhimeve personale në Amerikë, ngase Uraganit Sandi, më ka dëmtuar në aspektin e biznesit, më është dashur pakë të merrem me riparimin e dëmeve që mi ka shkaktuar ky uragan. Megjithëkëtë, kam qenë aktiv në parlament, por nuk kam qenë i zhurmshëm”, tha Krasniqi.
Krasniqi pohon se, dy anëtarët e PDK-së, që janë prezentë në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së, kanë qenë dhe janë njerëz të SHIK-ut ende, duke aluduar kështu në deputetët Bekim Haxhiu e Fadil Demaku.
SHIK-u sipas tij, tash vazhdon të ekziston në një formë tjetër.
“Tash e ka krejt qeverinë dhe krejt shtetin në dorë. Në një shtet të mirëfilltë gjendët që kanë punuar dhe punojnë për shërbimet sekrete nuk kandidojnë për deputet. Nuk ka asnjë agjendë të CIA-së ose të FBI-së që sot është kongresistë. Agjentët e shërbimeve informative, vetëm në vendet si Rusia kandidojë për deputet. Mendojë që SHIK-u dhe AKI-ja nuk kanë asgjë të përbashkët. Megjithëkëtë, ftojë qytetarët e Kosovës nëse kanë ndonjë informatë, që ndonjë ish agjendë i SHIK-ut është pjesëtar i AKI-së, le të me tregojë. Por jo vetëm i SHIK-ut, por edhe i Shërbimit të atdheut a i shërbimeve tjera”, tha Krasniqi.
Sipas tij, ShIK-u funksion në qeveri, në parlament, ne drejtësi, por se për fokus ka ekonominë. E në krye të strukturës së gjithë kësaj, Krasniqi thotë se vazhdon të qëndrojë Kradi Veseli.
Deputeti i VV-së mendon se SHIK-u dhe shërbimet tjera kanë luajtur lojëra që i kanë luajtur shërbimet tjera sekrete në shtetet ish komuniste, për të shtrirë kontrollin në shtet.
“Mendojë që Kosova është varfëruar qëllimisht nga këto shërbime, për të sunduar më lehtë. Kjo po vazhdon ende. Vetëm njerëzit e varfër sundohen më lehtë. Për shembull, shiten votat më lirë, shitën vendet e punës më lirë. Pra, pushteti mbahet më lehtë më njerëz të varfër. Mendojë që struktura kriminale, kupola është Kadri Veseli, dhe emrat tjerë që tash janë pothuajse publik. Njerëzit rëndësishëm në Kosovë, sidomos drejtorët e bordeve, nuk kanë mundur kurrë të caktohen pa dritën e gjelbër të Kadri Veselit, dhe nuk munden të zgjedhën ende”, tha Kransiqi. /Indeksonline/