Shkarkohet gardisti qe dhunoi te verberit
Akti i biznesmenit Pellumb Borshi, i cili dhunoi nje jave me pare disa gra te verbra e te moshuara qe protestonin para Kryeministrise, shkakton nje furtune ndeshkimesh ne Garden e Republikes. Burime te saj njoftojne se punonjesi i kesaj strukture qe e shoqeroi Borshin me dashamiresi eshte liruar nga detyra si dhe eshte perjashtuar perfundimisht nga Garda. Ndersa eproret e tij jane ndeshkuar me masa disiplinore. Vendimet jane marre nga komandanti i Gardes se Republikes, Ndrea Prendi pas analizes se bere ne lidhje me incidentin qe ndodhi ne daten 21 maj prane Kryeministrise. Masat ndeshkimore vijne fill pas rekomandimit te Avokati te Popullit, Ermir Dobjani, per ndeshkimin e menjehershem te punonjesve te Gardes, te cilet ne vend qe te merrnin ne mbrojtje te verbrit e dhunuar, pergezuan agresorin e tyre. Ne letren sqaruese qe Prendi i ka derguar tri dite me pare Dobjanit, pasi e ve ne dijeni per vendimet e marra, angazhohet qe “ngjarja e ndodhur dhe analiza e bere, sherben per motivimin dhe angazhimin per te qene sa me efikas dhe serioz ne realizimin e detyrave te caktuara me ligj”.