E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet e moshuara, ishte sëmurë

29/05/2009  Me pesticid vreshtash

ELBASAN-Një 78-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës me helm vreshtash. Merushe B., 78 vjeç, ka shkruar vetë në farmacinë bujqësore të fshatit Dëshiran ku jeton për të blerë helmin me të cilin do të vetëhelmohej. Rrugës për në shtëpi e moshuara e ka pirë shishen me 100 gram helm e quajtur “Seligor” dhe kur ka mbërritur në shtëpi helmi ka filluar të japë efekt. Menjëherë ajo është dërguar nga të afërmit e saj në spitalin kirurgjik Elbasan, ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet e para hetimore, si dhe nga deklarimet e marra, rezulton se kjo shtetase ka shkuar ne farmacinë bujqësore të fshatit Dëshiran dhe ka blerë një shishe 100 gram pesticid e quajtur “Seligor” dhe që përdoret për parazitët e bujqësisë. E moshuara mësohet se kishte probleme shëndetësore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›