E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, shkrumbohet fabrika e sallamit

29/05/2009  Pista e parë për shkaktimin e zjarrit, shkëndija elektrike. Policia: Po punojmë dhe për zjarrvënie

SHKODER- Energjia elektrike ka qenë shkaku i djegies së plotë të një pjesë të fabrikës së sallamit “Meat Master” në Shkodër. Dëmet materiale kanë qenë në një vlerë tepër të konsiderueshme, ndërkohë që nuk ka pasur dëme në njerëz.

Shkrumbimi i fabrikës

Sipas policisë ka qenë ora 00.40 e ditës së djeshme kur është lajmëruar se ka rënë zjarr në fabrikën e sallamit “Meat Master” të ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës. Zjarri kishte përparuar ndjeshëm në fabrikën e sallamit, pronë e vëllezërve Kimça, që kishin ngritur dhe firmën me mbiemrin e tyre. Duke qenë se kjo fabrikë ishte një ndër më të mëdhatë në vendin tonë, edhe dëmet materiale, ku përfshiheshin dhe pajisjet moderne, kanë që tepër të mëdha. Sipas pronarëve të kësaj fabrike, vlera e dëmit llogaritet të jetë rreth 3 milionë euro, pasi zjarri ka shkrumbuar magazinën e fabrikës dhe repartin e ambalazhimit të llojeve të ndryshme të sallamit. Dëmet u shkaktuan pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, të cilat janë të instaluara vetëm rreth 200 metra larg ndërtesës së fabrikës. Ndërkohë për shuarjen e zjarrit dhe mos lejimin e përhapjes së flakëve erdhën në ndihmë edhe forcat zjarrfikëse të Malësisë së Madhe dhe Lezhës. Të gjithat forcat kanë luftuar me zjarrin për rreth 5 orë rresht derisa e kanë shuar atë plotësisht. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shpëtimin e ambienteve të tjera të fabrikës së sallamit, si dhe mjaft ndërmarrje të tjera që ushtronin aktivitetin e tyre në afërsi të kësaj fabrike. Fillimisht u mendua se zjarri ishte vënë me qëllim, por më pas hetimet paraprake nxorën se shkak i rënies së zjarrit mund të jetë shkëndija elektrike. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për zbulimin e plotë të shkaqeve të rënies së këtij zjarri. Burimet policore shprehen se i vetmi dëshmitar okular i kësaj ngjarje ka qenë roja i fabrikës, i pozicionuar në portën e jashtme të oborrit të ndërtesës së firmës. Roja i fabrikës ka ndjerë fillimisht erën e tymit dhe më pas ka dëgjuar dy shpërthime të fuqishme brenda fabrikës. Menjëherë më pas kanë filluar të duket flakë të fuqishme, ndaj roja ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve. Zjarri i rënë në një nga investimet më të rëndësishme të biznesmenëve të veriut të vendit ka alarmuar dhe drejtuesit e pushtetit vendor, të cilët shkuan në vendngjarje, përkrah drejtorit të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës, Vullnet Topalli, i cili drejtoi në terren gjithë operacionin për shpëtimin nga djegia e plotë të fabrikës “Meat Master” .

ZJARRI

Zjarri mësohet të ketë rënë rreth orës 00.40 e ditës së djeshme në fabrikën e sallamit “Meat Master” të ndodhur në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës. Zjarri kishte përparuar ndjeshëm në fabrikën e sallamit. Duke qenë se kjo fabrikë ishte një ndër më të mëdhatë në vend vlera e dëmit total llogaritet të jetë rreth 3 milionë euro.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shpëtimin e ambienteve të tjera të fabrikës së sallamit, si dhe mjaft ndërmarrje të tjera që ushtronin aktivitetin e tyre në afërsi të kësaj fabrike. Fillimisht u mendua se zjarri ishte vënë me qëllim, por më pas hetimet paraprake nxorën se shkak i rënies së zjarrit mund të jetë shkëndija elektrike. Ndërkohë hetimet vazhdojnë.

DËSHMITARI

Burimet policore shprehen se i vetmi dëshmitar okular i kësaj ngjarje ka qenë roja i fabrikës, i pozicionuar në portën e jashtme të oborrit të ndërtesës së firmës. Roja i fabrikës ka ndjerë fillimisht erën e tymit dhe më pas ka dëgjuar dy shpërthime të fuqishme brenda fabrikës. Menjëherë më pas kanë filluar të duket flakë të fuqishme, ndaj roja ka kërkuar ndihmë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›