Niset për pishina, nuk kthehet 14-vjeçari
29/05/2009 Denoncojnë familjarët, askush nuk di gjë për të miturin
I ati mendon si pistë dhe rrëmbimin, kishte probleme
ELBASAN-Zhduket pa gjurmë 14-vjeçari ishte larguar një ditë më parë bashkë me një grup shokësh për në pishina. Hermes Aliaj me banim në lagjen “Shënkoll” të qytetit të Elbasanit ka lajmëruar të ëmën, Hatixhen, se do shkonte me shokët në pishina dhe me një palë tuta në duar është larguar nga shtëpia. Nëna e ka shoqëruar me sy teksa largohej me disa bashkëmoshatarë të tjerë dhe nga ai moment nuk e ka parë më. Kanë pritur më kot familjarët, por 14-vjeçari nuk është kthyer. Denoncimin për humbjen e ka bërë babai, Shpëtim Aliaj, i cili kur është kthyer nga puna si tregtar fruta-perimesh, ka mësuar se djali nuk është kthyer në shtëpi. Ai ka kërkuar në çdo vend të mundshëm, por kur kanë kaluar 24 orë babai nuk ka mësuar asgjë mbi vendndodhjen e tij. Atëherë ai i është drejtuar policisë ku ka bërë kallëzimin për fëmijën e zhdukur. “Kërkova kudo, nëpër njerëz, nëpër farefis. Qysh mbrëmë nuk lashë vend pa kërkuar. Mësova që nuk ishte me asnjeri. Isha tek pishinat, tek shokët, por askush nuk dinte gjë. Sot shkova në polici dhe bëra denoncimin për zhdukjen e djalit. Po kështu kam qenë edhe tek shkolla “Ali Agjahu” ku Hermesi vazhdon klasën e shtatë, por ai dje nuk ka qenë në shkollë gjithë ditën dhe askush nga nxënësit e klasës nuk dinte gjë për të”. Mjaft i tronditur Shpëtimi tregon se të afërmit e tij i ka në Pogradec, por as atje i biri nuk ka shkruar, pasi sipas tij ai nuk largohej kurrë nga shtëpia dhe nuk ikte. Madje Shpëtimi thotë se nuk ka një fëmijë problematik dhe për këtë arsye ka frikë se mos ja kanë rrëmbyer. Ai thotë se i biri shkonte edhe lahej ndonjëherë në lumë, por këtë herë ka thënë se do shkonte në pishinë. Deri tani askush nga djemtë me të cilët është larguar nuk ka trokitur në shtëpinë e familjes Aliaj për t’i sjellë lajme për djalin. “Nuk di kujt ja vë gishtin dhe çfarë të them. S’kam dyshime deri tani, por nëse ma kanë rrëmbyer do ta fshij jetën time”, thotë Shpëtimi teksa nuk i mban dot lotët për këtë ngjarje që i ka ndodhur. Sipas tij, policia ka marrë të gjitha informacionet dhe është duke e kërkuar djalin e humbur. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve elbasanas ta ndihmojnë për të gjetur fëmijën e humbur. Ai u ka drejtuar një lutje për këdo që e ka parë të lajmërojë familjen, e cila është mjaft e shqetësuar dhe po pret çdo lajm për kthimin në shtëpi të fëmijës. Mësohet se policia i ka shtrirë kërkimet në pjesën fundore të qytetit ku mendohet se është larguar fëmija mesditën e së mërkurës. Edhe pse po bëhen 2 ditë nga largimi i 14-vjeçarit, ende për të nuk ka asnjë lajm aq sa babai dyshon rrëmbimin nga një konflikt që ka ai, por që ende nuk e bën të ditur duke shpresuar që djali të kthehet.
FRIKA E BABAIT
I ati thotë se nuk ka një fëmijë problematik dhe për këtë arsye ka frikë se mos ja kanë rrëmbyer. Ai thotë se i biri shkonte edhe lahej ndonjëherë në lumë, por këtë herë ka thënë se do shkonte në pishinë. Deri tani askush nga djemtë me të cilët është larguar nuk ka trokitur në shtëpinë e familjes Aliaj për t’i sjellë lajme për djalin. “Nuk di kujt ja vë gishtin dhe çfarë të them. S’kam dyshime deri tani, por nëse ma kanë rrëmbyer do ta fshij jetën time”, thotë Shpëtimi teksa nuk i mban dot lotët për këtë ngjarje që i ka ndodhur. Sipas tij, policia ka marrë të gjitha informacionet dhe është duke e kërkuar djalin e humbur. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve elbasanas ta ndihmojnë për të gjetur fëmijën e humbur. Ai u ka drejtuar një lutje për këdo që e ka parë të lajmërojë familjen, e cila është mjaft e shqetësuar dhe po pret çdo lajm për kthimin në shtëpi të fëmijës.