E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon të peshkojë, por mbytet

29/05/2009  Gjendet pa jetë 26-vjeçari

VLORE- Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një i ri ka humbur jetën teksa ishte zhytur për të peshkuar në Palasë të Vlorës në vendin e quajtur “Rrugët e Bardha”. Ka qenë ora 3 e 30 e mëngjesit kur tre të rinj, të cilët kishin shkuar për peshkim pasi kanë dalë nga uji ku ishin duke peshkuar kanë vërejtur se një prej shokëve të tyre nuk po përgjigjej. Fillimisht kanë menduar si një shaka, por për disa minuta kur e kanë thirrur në emër 26-vjeçarin Klodian Qejvani kanë parë që nuk po përgjigjej kanë nisur kërkimet. Pas disa minutash i riu është gjetur nga shokët vetëm 2 metra larg bregut të detit i pajetë. Sipas ekspertëve mjekoligjor, shkak i vdekjes së të riut mendohet të ketë qenë një atak kardiak i shkaktuar nga sforcimi i zhytjes. 26-vjeçari është viktima e parë që ka humbur jetën që prej nisjes së këtij sezoni turistik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›