Antimafia italiane shkatërron bandën italo-shqiptare të heroinës
29/05/2009 Tetë muaj hetime kanë mjaftuar për ndalimin e 17 italianëve dhe 8 shqiptarëve
Sasia e drogës e sekuestruar gjatë kësaj periudhe arrin në 23 kg heroine
LECE- Skuadra e Antimafies ka shkatërruar në qytetin e Barit një organizatë italo- shqiptare që veprimtarinë e saj e kishte në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni për arrestimin e anëtarëve të kësaj bande kriminale është zhvilluar në bashkëpunim me policinë e Firences, Napolit dhe Leçes, ku mësohet se gjatë veprimit janë ekzekutuar plot 25 urdhër arreste në të gjithë Italinë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, mes të arrestuarve, 17 janë shtetas italianë dhe 8 janë shqiptarë. Agjencia raporton se hetimet për këtë grup kriminal kishin filluar tetë muaj më parë dhe sasia e drogës e sekuestruar gjatë kësaj periudhe arrin në 23 kg heroinë. Nga procesi hetimor është vërtetuar se anëtarët e bandës kanë trafikuar sasinë prej 23 kilogram heroinë, me vlerë 10 milionë euro që u bllokua më 5 shtator 2008 afër portit të Barit. Sasia e lëndës narkotike kishte mbërritur në Bari nga qyteti i Durrësit dhe u sekuestrua në momentin që 4 shqiptarë po e nxirrnin nga rrotat e një fuoristrade ku dhe e kishin fshehur. Mësohet se droga ishte marrë në Greqi nga 2 korrierë shqiptarë, të cilët më pas kishin zbritur në Durrës për të mbërritur me traget në Bari. Në Itali droga do t’i besohej dy bashkatdhetarëve, të cilët ishin gati për të bërë transportimin e saj drejt brigjeve romanjole dhe salentine. Mirëpo për aktivitetin e tyre ishin vënë në dijeni edhe agjentët e Antimafias italiane, të cilët pas vëzhgimeve të njëpasnjëshme mundën të arrestojnë pjesën më të madhe të kësaj organizate kriminale. Ndërkohë që lidhur me këtë grup kriminal në shtator të vitit 2008 policia italiane arrestoi në portin e Barit Ermal Aliajn, Ervin Dema, Erion Ruka, të tre qytetare nga Vlora dhe Arian Kertusha nga Tirana. Droga u gjet e paketuar brenda makinave të shqiptarëve. Pikërisht në makinën tip “Opel Korsa” që drejtohej nga Ermal Aliaj u gjet 11 kg heroinë, ndërsa 12 kilogram heroinë u gjetën në makinën tjetër “Audi 3”, e cila drejtohej nga Erion Ruka. Dy të arrestuarit e tjerë, Arjan Kertusha dhe Ervin Dema, ishin furnizues të heroinës dhe më pas ata do ta shpërndanin në zona të ndryshme të Italisë.