Akuza shqiptare “anëtarësohet” në Bashkimin Evropian
29/05/2009 Ina Rama vizitë tre ditore në Belgjikë
TIRANE- Gjatë vitit 2010 Prokuroria e Përgjithshme do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet dhe veprimtaritë e axhendës së drejtësisë kriminale që zhvillohen nga vendet e Bashkimit Evropian. Lajmi bëhet i ditur nga vetë organi i akuzës, ku nëpërmjet një njoftimi zyrtar mësohet se Kryeprokurorja e vendit Ina Rama ka marrë ftesë nga homologu i saj belg Johan Delmulle, që gjatë vitit 2010 institucioni që ajo drejton të vëzhgojë të gjitha mbledhjet që organizohen nga Bashkimi Evropian, për parandalimin e krimit të organizuar dhe terrorizmin. Ftesa ka ardhur pas një vizite tre ditore që kreu Ina Rama në Bruksel dhe Hagë. Gjatë vizitës në Mbretërinë e Belgjikës, ajo dhe delegacioni që e shoqëronte, u pritën në një takim të veçantë nga ministri Federal belg Stefaan de Clerck. Gjatë këtij takimi, ministri belg shprehu gjithë mbështetjen e tij për bashkëpunimin midis Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare dhe Prokurorisë Federale belge. Veç të tjerash Kryeprokurorja Ina Rama zhvilloi një takim edhe me Kryeprokurorin Federal të Mbretërisë së Belgjikës, Johan Delmulle, me të cilin diskutoi për rëndësinë e vizitës së parë zyrtare të një kreu të akuzës shqiptare. Mësohet se të dy palët ranë dakord për hartimin e një instrumenti ligjor bashkëpunimi për trajnimin e prokurorëve shqiptarë në fusha të specializuara të hetimit të krimit. Gjithashtu në takim u diskutua vendosja e bashkëpunimit midis Institutit Kombëtar Belg të Magjistraturës me Shkollën shqiptare të Magjistraturës si dhe vendosjen e pikave të drejtpërdrejta të kontaktit për lehtësimin e ekstradimeve, zbatimit të letërporosive si dhe për kryerjen e hetimeve të përbashkëta për çështje që kanë interes për të dy palët. Në këtë takimin me Delmulle, Ina Rama mori nga ky i fundit edhe ftesën që vendi ynë të marrë pjesë me statusin e vëzhguesit në të gjitha mbledhjet dhe veprimtaritë e axhendës së drejtësisë kriminale përgjatë presidencës së radhës belge të Bashkimit Evropian në vitin 2010. Ndërkohë që gjatë vizitës treditore në Bruksel, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama u takua dhe zhvilloi bisedime në selinë e Bashkimit Evropian, me Drejtorin e Përgjithshëm të Çështjeve të Drejtësisë, Francisco de Fonseca. Gjatë këtij takimi u nënvizua rëndësia thelbësore e përcaktuese që kanë liritë e njeriut, shteti i së drejtës dhe ndarja e pushteteve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndërsa gjatë vizitës në Hagë, Ina Rama u takua dhe zhvilloi bisedime me Presidentin e Eurojust, Jose Luis De Motta, Zv/Presidenten e Eurojust, Michele Koninsx si dhe me Drejtoreshën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të këtij institucioni, Malci Gabrijelcic.