E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Artan Zenelin për anëtar të Gjykatës së Lartë

Ky është anëtari i radhës që dekretohet për të zënë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, e cila qëndron prej më shumë se një viti e pa kompletuar me anëtarë, për shkak të mbarimit të mandatit të anëtarëve të mëparshëm. 

Pas dekretimit, kandidatura do të shkojë në Parlament për miratim. Nuk dihet ende qëndrimi i mazhorancës, teksa kujtojmë se disa kandidatura janë hedhur poshtë për shkak të mos konsultimin për emërimet e tyre.

Ne vitin 2009, Artan Zeneli, u riemërua në detyrën e gjyqtarit të  gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Gjyqtari Zeneli përfshihet në sistemin gjyqësor pas një periudhe shkëputje prej ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, detyrë të cilën ai e ka ushtruar për 8 vjet pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Krujë dhe Tiranë. Në gjykatën e kryeqytetit, ai ka ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryetarit për periudhën 1993 – 1995./Start/

                                                                                             2012-02-01 15:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›