Tragjedia vdesin dy femije nga asfiksimi

Dy femijet Prishilda dhe Kristaq Lelaj perkatesisht 4 dhe 3 vjec jane viktimat e kesaj tragjedie ndersa ata ishin vetem pasi prinderit e tyre te cilet punonin ne ndermarrjen komunale...
Ka qene nje furnele ngrohese e harruar ndezur flaket e se ciles jane perhapur me shpejtesi ne banese nga tymi i se ciles kane humbur jeten edhe dy te miturit. Ngjarja e rende ka ndodhur ne qytetin e Vlores gjate mbremjes se te henes duke zbardhur dita e marte. Dy femije te familjes Lelajjane asfiksuar ne banesen e tyre ne lagjen 24 Maji ndersa trupat e pajete jane gjetur nga fqinjet pasi prinderit ndodheshin ne pune ne ndermarrjen komunale te qytetit. Pasi fqinjet kane pikasur zjarrin ata kane rendur qe te shpetojne femijet por ka qene teper vone. Trupat e pajete te femijeve te moshes 3 dhe 4 vjec moter e vellanuk jane nxjerre te gjalle nga banesa. Ata i kane gjetur te asfiksuar femijet prane deres. Duket se femijetishin perpjekur te dilnin nga shtepia qe digjej por duke hasur ne deren e mbyllur nuk kane mundur dot qe te dalin. Deshmitaret ne vendngjarje jane perpjekur te shpetojne femijet por ka qene e pamundur. Ata ishin shtrire ne shesh njeri ishte me koke nga dera tjetri nga ana tjeter. Shqyem deren dhe i pame i morem dhe i nxorem jashte - tregon nje prej tyre. Nderkohe qe policia shprehet se per shkak te tymit femijet e mitur kane tentuar te hapin deren qe te largohen nga flaket qe po perfshinin shtepine por ajo ka qene e mbyllur. Ata kane humbur jeten te asfiksuar nga tymi pasi nuk kishte shenja te djegurash pervecse vajzes 3-vjecare qe i ishin djegur kembet.
Prinderit kane pranuar se i linin femijet vetem gjate nates pasi ata pas ores 1100 punonin ne ndermarrjen komunale te qytetit si pastrues ku kishin filluar prej tre muajsh. Cifti Lelaj ka edhe nje femije tjeter me te madh qe naten e tragjedisenuk ndodhej ne banese. Ata jane njoftuar nga policia per ngjarjen. Mbas lajmit te marre prinderit kane kaluar ne nje gjendje shoku ku eshte dashur edhe ndihma e mjekeve.
Babai rrefen se mbremjen kur femijet e tij u asfiksuan ndodhej ne pune duke shtuar Po ate nate djali kishte ftohte kerkonte te kishte prane kaloriferin prandaj fjeten ne dhomen tone te gjumit.
Mesohet se femijet do te percillen per ne banesen e fundit nga shtepia e gjysherve te tyre. Ndersa vizitat per mort jane bere ne shtepite e fqinjeve pasi shtepia ku ata jetonin me qera eshte shkrumbuar.