Supervjedhje ne Lushnje hajdutet marrin kasaforten me 150 milion lek

Hajdutet fillimisht i kane vene zjarrin tre makinave qe ndodheshin jashte shtepise dhe me pas kur ne shtepi nuk gjendej me njeri ata i kane marre kasaforten brenda se ciles ndodheshin 15 milion lek te reja
Ka qene nje plan i mire menduar ai nga ana e autoreve te vjedhjes ne Lushnje nga ku jane marre 150 milione lek. Fillimisht kane djegur tre makina e me pas kur familjaret kane rendur per te shuar zjarrin grabitesit zjarrvenes me qetesi kane hyre ne shtepi duke rrembyer kasaforten me 15 milione leke. Ngjarja paksa e rralle ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se kaluar ne fshatin Cerme te rrethit Lushnje.
Skena
Vlen per skena te filmave Holluvidiane plani i vjedhjes se realizuar mbremjen e se henes ne Cerme. Duke u vene zjarri makinave ata kane bere qe te gjithe banoret e shtepise nga me i madhi tek me i vogli te vraponin per te fikur zjarrin. Familjaret kane lene banesen duke shpejtuar per shuarjen e zjarrit pa menduar se djegia e makinave ishte nje veprim mashtrues i zjarrvenesve pasi objektivi i vertete i tyre ishte vjedhja e kasafortes. Keshtu hajdutet kane krijuar mundesine qe te hyjne ne shtepine tashme te braktisur dhe te marrin prej aty kasaforten i cili ishte dhe pikesynimi i tyre. Ka qene vete kryefamiljari i kesaj familjeje i cili ka njoftuar policine duke pranuar se brenda kasafortes se vjedhur gjendej shuma e konsiderueshme prej 150 milion lek te vjetra.
Burimet nga policia bejne te ditur se rreth ores 21.30 te dites se hene persona ende te paidentifikuar i kane vene zjarrin dy automjeteve tip Ford dhe nje mjeti tip Opel prone e shtetasit Bashkim M. Kur familjaret ishin larguar ne drejtim te automjeteve per shuarjen e zjarrit ata jane futur ne banesen dy-kateshe dhe kane marre prej aty nje kasaforte brenda se ciles ruheshin 15 milion leke ben te diturpolicia. Sipas tyre autoret e grabitjes pasi e kane hapur me mjete te forta kasaforten dhe kane marre leket e kane hedhur ate rreth 500 m larg shtepise. Burime nga policia e Lushnjes bejne te ditur se ka disa pista se kush mund te kene qene autoret e kesaj grabitjeje.