Shkatërrohet banda e vjedhjes së makinave
Autori i Lajmit: Redaksia
Shkatërrohet banda e vjedhjes së makinave. Gjashtë persona u vunë në pranga dhe katër të tjerë u shpallën në kërkim për grabitjen e tetë makinave në më pak se dy muaj. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur se gjithçka është realizuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Çmontimi”. Nën akuzën e “vjedhjes më shumë se një herë” janë dërguar në qeli Gazmir Ngota, 26-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, Sajmir Rexhepi, 20–vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe plagosje me dashje, Liridon Frroku, 19–vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, A.F, 16-vjeç, K.S, 16-vjeç dhe A.A, 17 - vjeç, të tre të dënuar më parë për vjedhje, janë vënë në pranga. Të njëjtat burime bënë të ditur se janë shpallur në kërkim edhe 4 bashkautorët e tjerë të këtij grupi kriminal, të cilët tashmë janë identifikuar. Sipas zëdhënëses së policisë, mësohet se ndalimi i të dyshuarve është bërë sepse personat në fjalë dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në Tiranë. “Autorët e dyshuar, kryesisht vepronin në Tiranë gjatë orëve të vona të natës duke realizuar vjedhjet e automjeteve kryesisht të tipit benz. Banda e grabitësve i starton vjedhjet më datë 13 tetor, në Rrugën “Sadik Petrela”, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e automjetit tip benz TR 3360 A. Një javë më pas në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), dyshohet se kanë realizuar vjedhjen e automjetit tip benz Tr. 3347 J. Ndërsa më 27 tetor, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dyshohet se kanë realizuar një tjetër vjedhje, atë të automjetit tip benz TR 0559 F, një ditë më pas në Rrugën “Njazi Meka”, dyshohet se kanë vjedhur mjetin tip benz TR 7982 H. Ndërkohë një tjetër vjedhje është realizuar më 27 tetor 2009, në Rrugën “Ali Baushi”, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë realziuar vjedhjen e automjetit tip benz TR 7743 F. Më datë 04 nëntor 2009, në Rrugën “Njazi Meka”, dyshohet se kanë vjedhur automjetin tip benz TR 1621 H, në pronësi të një shtetasi. Më pas grupi i grabitësve kanë vjedhur një tjetër mjet tip benz TR 4412 I. Makina tjetër është vjedhur në afërsi të Stacionit të trenit, një automjet tip benz KO 4228 A, në pronësi të një shtetasi. Sipas policisë, gjatë aksionit është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i 5 automjeteve të vjedhura ndërkohë që po punohet edhe për gjetjen e të tjera automjeteve të vjedhura dhe kapjen e pesonave të shpallur në kërkim, tashmë të identifikuar.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2009