E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Pavarësia në Gjykatë

"Serbia iu bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta përkrahë kërkesën e saj parashtruar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shqyrtimin 

 e çështjes së ligjshmërisë të pavarësisë së Kosovës", deklaroi në Kajro, ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç. Ai i përsëriti planet e Beogradit në sesionin e shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që të paraqesë projektrezolutë për vendosjen e çështjes për vlerësimin e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë. "Shpre-sojmë se shumica e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme do ta përkrahin të drejtën e Serbisë që ta fitojë pikëpamjen e Gjykatës lidhur me këtë çështje", deklaroi Jeremiç pas bisedimeve me ministrin egjiptian të Punëve të Jashtme, Ahmet Ali Abul Gait.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›