E Shtunë, 31 Tetor 2026

51 vjet burg për shqiptarët

Gjykata e lartë në Podgoricë, Malin e Zi, ka vendosur dje dënimin për 17 shqiptarët e arrestuar mbi akuza terrorizmi dy vite më parë. 

Aksioni i policisë malazeze i emëruar "Fluturimi i Shqiponjës", vuri në pranga 17 shqiptarë, të cilët po përpiqeshin të organizonin kryengritje të armatosur në Malësi për të krijuar më pas trojet etnike shqiptare. Të burgosurit janë dënuar me 51 vjet heqje lirie, pasi gjykata i pranoi akuzat e prokurorisë, se të arrestuarit kanë përgatitur kryengritje të armatosur në Malësi. Nga 17 personat në pranga, vetëm njëri prej tyre ka qëndruar në qeli. Të gjithë të arrestuarit janë lëshuar të mbrohen në liri, me përjashtim të Dodë Lucajt nga Shtetet e Bashkuara, i cili u dënua me 6 vjet burgim, të cilat do t'i kryejë në burgun e Podgoricës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›