E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet grupi greko-shqiptar. Tregtonte drogë nga Shqipëria në vendet e BE-së

Policia greke në bashkëpunim me atë shqiptare kanë shkatërruar greke-shqiptar, që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi prej 500 kg marijuanë. Operacioni ka në datën 4 prill, e që është finalizuar ditën e sotme me arrestimin e 2 shtetasve greke dhe një shqiptari, që dyshohet se ka qenë koka e rrjetit të trafikut.

Sipas policisë origjina e drogës ishte Shqipëria, ndërsa tregtohej në tregun e vendeve të Bashkimit Europian.

Sasia e madhe e drogës sot është gjetur e fshehur në dy furgona në zonën Aspropirgo në Greqi, ndërsa janë vënë në pranga dy pronarët e kompanisë greke të transportit 56 dhe 63 vjeç dhe kreu i grupit kriminal me shtetësi shqiptare, 22 vjeç. Po hetohet për përfshirjen e personave të tjerë në aktivitetin e trafikut të drogës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›