E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet kombëtarja, Haan pranë shkarkimit

Kombëtarja shqiptare e futbollit pëson humbjen e radhës këtë herë në Kopenhagen ndaj Danimarkës. Kuqezinjtë edhe këtë herë kanë dështuar nën drejtimin e hollandezit Arie Haan duke thelluar edhe më tej krizën në këtë edicion. Bën përshtypje se edhe këtë herë fajtor për humbjen është trajneri Haan. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2-0. Golat për danezët u shënuan nga mbrojtësi Andreasen në minutën e 31-të dhe nga sulmuesi Larsen në minutë e 37-të. Ndërkohë që në mintutën e '80 ka ardhur edhe goli i tretë për danezët, i shënuar nga Poulsen. Ndeshja në stadiumin "Parken" të Kopenhagenit është e vlefshme për grupin e parë të eliminatoreve të kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010". Në këtë ndeshje Shqipëria kishte në përfaqësuese lojtarët, Hidi, Curri, Vangjeli, Dallku, Agolli Lika, Bylykbashi, Duro, Skela, Bulku, Berisha. Ndërkohë që Danimarka u përfaqësua nga Sorensen, Agger, Andreassen, Jakobsen, Bogelund, Jorgensen, Poulsen, Jansen, Rommedahl, Larsen, Khalenberg .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›