E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërron lokalin, arrestohet nga policia

 
TË ARRESTUARIT
Ardian Çorri, 37 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, me arsim të mesëm
Gëzim Tafaj, 39 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, me arsim të mesëm
Aleksandër Malaj, 34 vjeç, lindur e banues në Koplik, Malësi e Madhe, me arsim të lartë
Rexhep Cuku, 48 vjeç, lindur në Lurë, Dibër e banues në Fushë Mëzes, Tiranë, me arsim 8 klasë
RUBIK- Tre persona janë arrestuar në orët e vona të së mërkurës në qytetin e Rubikut pasi kanë hyrë në një lokal dhe në gjendje të dehur kanë terrorizuar klientët dhe pronarët e tij. Burimet zyrtare të policisë lokale pohuan dje se Gjon Biba, së bashku me dy persona të tjerë kanë hyrë në lokalin e shtetasit Gjovalin Ndreca. Në banakun e tij shërbente bashkëshortja e pronarit të lokalit, ndërsa Gjon Biba, ka urdhëruara atë që t'i sillte me pirë dhe të gjithë klientët të dilnin që andej. Kjo ka bërë që bashkëshortja e pronarit të lokalit të njoftonte bashkëshortin e saj, i cili ka ardhur në lokal, por është gjendur nën kërcënimet e Gjon Bibës se nëse ai do të rezistonte do ta vriste. Më pas Gjon Biba ka hyrë në banak dhe pasi ka marrë pije të ndryshme, ka dalë që andej duke kërcënuar Gjovalin Ndrecën, se do ta vriste nëse do ankohej. Por Ndreca ka denoncuar ngjarjen në polici dhe menjëherë uniformat blu janë vënë në ndjekje të Bibës. Madje ai ka njoftuar edhe kreun e Ministrisë së Brendshme për këtë ngjarje. Vetën pak minuta më pas policia ka gjetur Bibën dhe dy miqtë e tij duke i arrestuar për kërcënim për vdekje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›