E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkupi: Vizat me Shqipërinë, në kufi si më parë

Deklaratë evazive e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme: Tani për tani regjimi i vizavembetet i njëjtë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Sasho Kokallanov, tha djese regjimi i vizave për qytetarët e Shqipërisë mbetet ai që ka qenë deri tani, pa asnjë ndryshim. "Tani për tani regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë mbetet i njëjtë, siç ka qenë. Dy ministritë janë në bisedime me ekspertë të veçantë për të zgjidhur sa më shpejt këtë çështje", tha për ATSH-në zëdhënësi Kokallanov.
Sipas ligjit të ri të Maqedonisë që ka hyrë në fuqi më 1 janar dhe do fillonte të zbatohej për shtetasit shqiptarë më 1 shkurt, Maqedonia nuk do të jepte më viza në kufi, por në ambasadat dhe konsullatat e saj. Zyrtarët e Maqedonisë kanë thënë se ky ligj "i ofron" Shqipërisë "lehtësim vizash të ngjashëm me atë që BE i ka dhënë një kategorie të caktuar qytetarësh të Maqedonisë".
Ligji, sipas palës maqedonase "është në pajtim me rekomandimet e Komisionit Europian" dhe "bën pjesë nëkushtet që i janë vënë Maqedonisë për lehtësimin e vizave me vendet anëtare të BE-së" dhe për procesin e liberalizimit të mëtejmë të tyre. Ata kanë thënë edhe se "nuk ka ndryshuar ligji, por ka ndryshuar vendi i marrjes së vizës".
Ndërkaq, zyrtarë të lartë europianë kanë mohuar që një ligj i tillë të jetë kërkuar prej tyre dhe kanë theksuar seçështjet e regjimit të vizave zgjidhen përmes marrëveshjeve dypalëshe.
Shpallja e ligjit për ndërprerjen e marrjes së vizave në kufi, ngjalli reagime të forta ndër subjektet politike shqiptare të Maqedonisë, por edhe nga zyrtarë lokalë maqedonas, që druajnë dëmtimin e interesave ekonomike të zonave të tyre nga një masë e tillë. Qytetarët shqiptarë në të dy anët e kufirit si dhe media, e quajtën këtë hap të qeverisë së Maqedonisë "antidemokratik", "antishqiptar" dhe që "dëmton rëndë fqinjësinë e mirë".
Gazeta "Koha", e Shkupit, shkruante dje për një "projekt të ri" të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, që parashikon "hapjen e një përfaqësie diplomatike në Shqipëri, afër kufirit me Maqedoninë". Sipas gazetës, këtë projekt i ri "po e përfundojnë këto ditë zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe pritet t'i dërgohet Tiranës muajin e ardhshëm". Në shkrim thuhej gjithashtu se marrëveshja e re parashikon edhe rritjen e distancës kufitare për banorët e këtyre rajoneve që mund të lëvizin me lejëkalim të posaçëm, nga 30 në 50 kilometra, si dhe lirimin nga detyrimi i vizës për fëmijët, pensionistët dhe qytetarët e Shqipërisë që posedojnë në pasaportë viza shengen.
Qeveria miraton ndërtimin e kishës së "Mbreti Konstatin dhe mbretëresha Elena"
Shkup, kishë mbi shtëpinë e Nënë Terezës
Sipas gazetës "Utrinski Vesnik" kisha e shekujve të kaluar ishte rrënuar gjatë tërmetit të vitit 1963, ndërsa projekti për ndërtimin e saj pritet të fillojë gjatë verës. Propozimi qeveritar është përshëndetur edhe nga ministrat shqiptarë, ndërsa implementimi do të bëhet nga Ministria e Kulturës, bën të ditur gazeta "Utrinski Vesnik", cituar nga agjencia INA. Kisha "Mbreti Konstantin dhe Mbretëresha Elena" ndërtohet në lokacionin midis Shtëpisë së Mallrave dhe restorantit Dal Met Fu, pikërisht në vendin ku është pllaka përkujtimore e humanistes dhe nobelistes Nënë Tereza, ndërsa në të kaluarën ishte shtëpia e saj e rrënuar nga tërmeti. Në këtë shtëpi lindi humanistja e madhe shqiptare, më 26 gusht 1910. Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës e vendosur në sheshin "Maqedonia" në disa raste ishte shkatërruar dhe demoluar, ndërsa pas kësaj dështoi edhe projekti i qeverive të kaluara për ngritjen e themeleve të shtëpisë së saj në këtë lokacion në sheshin e Shkupit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›