Shkelën ligjin, u hiqet licenca 24 farmacive
zirina llambroBarna të sigurta për popullatën, çmime të unifikuara dhe luftë kundër kontrabandës. Nuk kanë munguar gjobat dhe heqjet e licencave për farmacitë që kanë shkelur ligjin. Këto cilësohen si disa prej arritjeve kryesore të qendrës së kontrollit të barnave për vitin që lamë pas. Kreu i saj, Besnik Jakaj, sqaron se objektivat për këtë vit janë edhe më.Tregu i barnave na prek të gjithëve, çka do të thotë se roli i Qendrës së Kontrollit që ju drejtoni mbetet institucion kyç për t’u garantuar qytetarëve medikamente sa më cilësore, çfarë është bërë për të përmirësuar këtë sistem?Ajo çka ne kemi synuar është që në radhë të parë të garantojmë popullatën me barna të sigurta. Mendoj se gjatë vitit 2009 është bërë shumë në këtë drejtim. Së pari kemi një rritje të konkurrencës, deri në dyfishimin e numrit të kompanive që kanë regjistruar barna, po kështu është shtuar numri i medikamenteve të reja të regjistruara, që kanë sjellë efekt pozitiv në uljen e çmimit në tregun farmaceutik. Në dy vitet e fundit në këtë sektor kemi një rritje me 45% të numrit të barnave të regjistruara, në krahasim me mesataren e tre viteve të mëparshme. Po kështu janë shtuar kontrollet në subjektet farmaceutike, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të respektuar ligjin. Janë konstatuar shkelje dhe janë vendosur gjoba në 16 subjekte, kemi njoftuar organet tatimore dhe policore për 6 subjekte të palicencuara si dhe është bërë propozim për heqje licence për 24 subjekte farmaceutike.Ju folët për krijimin e agjencisë shqiptare të barnave është ky një objektiv që mund të arrihet për vitin 2010 dhe cilat janë disa nga prioritetet e tjera që keni vendosur?Funksionimi i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të barnave me status të veçantë drejt arritjes së krijimit të agjencisë shqiptare të barnave, në përputhje me direktivat e BE-së është prioriteti ynë kryesor. Po punohet me hartimin e një ligji të ri për barnat dhe shërbimin farmaceutik, në përputhje me kërkesat e reja të tregut farmaceutik. Gjithashtu një tjetër objektiv i këtij viti është hartimi i shtesave dhe ndryshimeve në akset ligjore e nënligjore për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të plotë të farmakovigjilencës. Në dispozicion të qytetarëve dhe institucioneve shëndetësore është vënë numri i telefonit, për të mbledhur raportimet rreth efekteve të padëshirueshme të barnave që qarkullojnë në vend. Në këtë kontekst, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë është ngritur grupi i punës për hartimin e shtesave dhe ndryshimeve në aktet ligjore e nënligjore, për ngritjen e funksionimit të qendrës së farmakovigjilencës. Një tjetër objektiv i 2010 është hartimi i shtesave dhe ndryshimeve në aktet nënligjore për kushtet e ruajtjes, transportit dhe shpërndarjes së barnave.Për 4 vjet do sigurojmë 80% të popullatës“Objektivi ynë për skemën e Sigurimeve Shëndetësore është që në katër vite, 80% të popullatës ta kemi të siguruar dhe të mbuluar nëpërmjet një pakete bazë shërbimesh. Kjo shifër është e krahasueshme me vendet më të zhvilluara evropiane”. Këtë deklaratë bëri dje gjatë analizës vjetore të ISKSH-së Drejtoresha Elvana Hana. Ajo shtoi se për vitin që lamë pas, në total u shpenzuan 10,8 miliardë lekë për shërbimet shëndetësore dhe barnat e rimbursueshme. Sa i takon barnave të rimbursueshme, peshën kryesore në rimbursim e kanë zënë pensionistët me 46% të shumës totale të rimbursimit dhe invalidët e plotë, me 30% të rimbursimit. ‘Vlen të theksohet se qendrat shëndetësore kanë pasur një frekuentim shumë më të madh, krahasuar me nisjen e reformës në shërbimin shëndetësor parësor, duke kthyer besimin te mjeku i familjes. Vetëm në një vit, gjatë 2009, në qendrat shëndetësore janë kryer 800 mijë vizita më shumë se në vitin 2008", tha Hana.