E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkeljet, Topi shkarkon prokuroren e Sarandës

 

Prokurorja Rita Gjati akuzohet për mbyllje dosjesh dhe pushim akuzash

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me propozim të kryeprokurores Ina Rama shkarkoi nga detyra prokuroren e rrethit Sarandë, Rita Gjati. Shkak për këtë shkarkim mësohet se është bërë inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë në punën e kësaj prokurorie për një afat trevjeçar. Sipas raportit të ministrisë, të përfunduar në prill të këtij viti, është arritur në përfundimin se përfaqësuesit e këtij institucioni kanë kryer shkelje të rënda gjatë detyrës, me aprovimin e Gjatit. Sipas inspektimit, shkeljet janë kryer në periudhën 2006-2007 ku janë konstatuar mjaft veprime që bien ndesh me ligjin e funksionimit të prokurorisë dhe shkelje të rënda procedurale, që nga rastet e shtyrjeve të afateve të hetimit për të arrestuarit e deri në mbylljen e dosjeve dhe pushimin e akuzave, mes të cilave dhe për vrasje. Sipas raportit, të dhënat flasin për pushimin e 22 çështjeve të hapura për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe 22 për falsifikime. Rasti më flagrant, sipas raportit, janë çështjet që janë pushuar, ku mes tyre është edhe dosja e trajtimit të vrasjes së bujshme të Pandalejmon Zanit dy vjet më parë. Nga policia fillimisht u akuzua për vrasjen e Hyqmet Zanitnga i biri, pas një konflikti pronësie. Për këtë akuzë ai edhe u arrestua, pasi policia mori dhe deklarimet e disa dëshmitarëve në ngjarje. Gjatë 72 ditëve të qëndrimit të tij në qeli, ndaj të arrestuarit u ndërrua dy herë akuza. Madje më vonë si masë u mor edhe “arrest shtëpie” nga prokuroria, edhe pse i akuzuari nuk e respektoi, pasi çdo ditë dilte në punë. Por edhe kjo masë nuk u lapërfundimtare. Disa ditë më vonë i akuzuari për vrasjen e të atit nga familjarët e tij u la i lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›