LETRAT ME VLERE Bonot, nga 1 prilli nis tërheqja në bankë
Autori i Lajmit: Redaksia
Bonot e privatizimit të investuara në firmat e investimeve do të mund të tërhiqen në një afat gjashtëmujor. Udhëzimi i nxjerrë këto ditë nga Ministri i Financave, Bode, bazohet te ligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” që u votua në fund të vitit 2009. “Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të gjitha bonot e privatizimit të investuara në fondet e investimit të krijuara me ligjin nr. 7979, datë 26.07.1995, “Për fondet e investimeve”, u rishpërndahen individëve. Ministri i Financave me udhëzim rregullon procedurat dhe afatet e rishpërndarjes”, - thuhet në ligjin e ri. Udhëzimi i Mnistrit Bode saktëson afatin e tërheqjes së bonove të privatizimit, i cili do të jetë nga 1 prill 2010 dhe përfundon më 30 shtator 2010. Sipas udhëzimit, qytetarët do të detyrohen të paguajnë shërbimin e bankës në sportel sipas tarifave të bankave të nivelit të dytë.
Sipas kësaj procedure, duke pasur parasysh se të gjitha bonot e privatizimit ndodhen të depozituara në një nga bankat e nivelit të dytë, qytetarët që kanë një kontratë me anë të të cilit vërtetojnë se kanë depozituar bonot pranë këtyre kompanive dhe me një dokument identifikimi do të paraqiten në sportele për të tërhequr bonot sipas shumave që kanë depozituar. Për ata që kanë humbur dokumentet Banka do të bëjë verifikimin e regjistrit të depozituesve të fondacionit. Pritet që banka të publikojë emrat dhe dekumentacionin që nevojitet të paraqitet në sportel. Sipas udhëzimit të ministrit, Bankat pas 30 shtatorit do të paraqesin një raport me shkrim te Ministri dhe do të procedohet për asgjësimin e sasisë së mbetur të bonove. Në rast se depozituesi i bonove rezulton i vdekur, kthimi mbrapsht i letrave me vlerë do të bëhet në bazë të Kodit Civil, pjesa për trashëgiminë.
Sa bono janë në banka?
Banka e Shqipërisë ka përgatitur për ministrinë e Financave një raport mbi të cilin u hartua udhëzimi i Ministrit Ridvan Bode për rishpërndarjen e bonove të Fondeve të investimit. Emetimi i bonove të privatizimit u bë nga Banka e Shqipërisë sipas përcaktimeve të Ministrisë së Financave, ndërsa shpërndarja iu ngarkua Bankës së Kursimeve. Gjithashtu, bonot e privatizimit janë të tregtueshme ndërmjet shtetasve shqiptarë, ndërsa pas miratimit të Ligjit nr. 8162, datë 7.11.1996, “Për miratimin me disa ndryshime të Dekretit nr. 1630, datë 1.11.1996...”, edhe të huajt mund të blejnë dhe të përdorin bono privatizimi ashtu si dhe shtetasit shqiptarë. Bonot e privatizimit u planifikuan të shpërndaheshin në tre valë, por më vonë u realizuan vetëm në dy valë. Bonot e privatizimit të shpërndara në valën e parë kishin afatin e përdorimit deri në korrik të vitit 1996, dhe përbënin 1/5 e bonove. Vala e dytë filloi të shpërndahej në shtator 1996. Me Aktin normativ nr.4, datë 16.2.1999 “Për një ndryshim në Ligjin nr. 8162, datë 7.11.1996, “Për miratimin me ndryshime të Dekretit nr. 1630, datë 1.11.1996”, afati i përdorimit të bonove dhe lekëve të privatizimit është deri më 31.12.2005. Vlera e bonove të privatizimit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme në treg. Zhvlerësimi ka ardhur si rrjedhim i disa faktorëve, nga më kryesorët mund të përmenden: Procesi i privatizimit masiv, i cili transferoi në mënyrë të menjëhershme pronësinë tek aksionerët privatë të shoqërive me borxhe të mëdha, menaxhim të dobët, treg të dominuar nga importi dhe i pakontrolluar, i cili nuk dha efektet e parashikuara. Raport i disfavorshëm i vlerës së kapitaleve shtetërore të hedhur në treg dhe vlerës së shpërndarë të bonove dhe lekëve të privatizimit. Efekti i krizës së piramidave në fillim të vitit 1997, e uli vlerën e tyre deri në masën 2-3 %.
Tregu
Situata për bonot e privatizimit të emetuara
Të shpërndara 51.229.000.000 ose 68.3 %
Të pashpërndara 23.748.000.000 ose 31.7 %
Totali 74.977.000.000 ose 100.0 %
Të përdorura në privatizim 10.935.193.000 ose 14.6 %
Të papërdorura 64.041.807.000 ose 85.4 %
Ish-të përndjekurit
Të shpërndara 17.113.000.000 ose 100.0%
Të përdorura në privatizim 4.668.759.000 ose 27.4 %
Të pa përdorura 12.444.241.000 ose 72.6 %
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010