Shkeljet me lejen e ndërtimit
Ndonëse vazhdojnë hetimet intensive të prokurorisë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të personave të ndaluar dhe arrestuar të veprimtarisë ndërtimore dhe projektuese të kësaj shoqërie dhe të marrëdhënieve të saj me Zyrën e Urbanistikës, KRRT e bashkisë së qytetit dhe institucionet e tjera- veprimtaria e të cilave lidhet me aktivitetin ndërtimor nga shefi i urbanistikës së administratës së Qarkut të Gjirokastrës, Bexhet Çobani, njëkohësisht edhe anëtar i KRRT të bashkisë -vjen prononcimi i parë zyrtar për ngjarjen. "Leja e ndërtimit nuk është miratuar zyrtarisht në KRRT të bashkisë. Gjatë diskutimit, disa anëtarë të këtij këshilli kanë bërë vërejtje dhe sugjerime për studimin gjeologjik të zonës dhe për projektin e konstruksionit, i cili nuk u paraqit fare në KRRT. Në përfundim të mbledhjes u vendos që vendimi të mos zbardhej nga sekretaria deri sa të paraqitej në këshill dokumentacioni ligjor i këtij projekti", deklaroi dje ing. Bexhet Çobani, i cili është i komanduar edhe në detyrën e kryetarit të PD-së në Gjirokastër.
Ky është prononcimi i parë zyrtar lidhur me shkeljen e procedurave të miratimit të projektit që mendohet se shkaktoi tragjedinë e pallatit të shembur. Me gjithë insistimin e gazetarëve, anëtarët e tjerë të këtij këshilli heshtin dhe nuk pranojnë të prononcohen në media. Vetëm një prej inxhinierëve më të njohur në Gjirokastër, ing. Pilo Dhame, ka pranuar se si procedurat e projektit, ashtu edhe rregullat dhe parimet bazë të inxhinierisë së ndërtimit janë shkelur me të dyja këmbët dhe se ai i ka paralajmëruar kolegët e tij që vazhdimi i punimeve mund të shkaktojë shembjen e pallatit poshtë themeleve të të cilit prej afro një muaji vazhduan gërmimet me skrep.
Policia
Arrestohen tre zyrtarë të Bashkisë Gjirokastër dhe gjashtë përfaqësues të firmës
Kërcasin prangat pas tragjedisë,
nën akuzë edhe zyrtarë të bashkisë
Një valë arrestimesh ka prekur gjatë natës, duke gdhirë e hënë, punonjës të zyrës së urbanistikës së bashkisë dhe inxhinierë projektues dhe zbatues të firmave të ndërtimit të angazhuara në realizimin e një projekti ndërtimor, fillimi i të cilit shkaktoi një tragjedi njerëzore që mori jetën e tre njerëzve të pafajshëm në qytetin e Gjirokastrës. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër paraditen e djeshme bënë të ditur se janë ndaluar dhe arrestuar nga policia 8 persona nga ky qytet, të akuzuar se nga shpërdorimi dhe shkelja e rregullave në punë janë shkaktarë të tragjedisë së ndodhur më 9 nëntor në lagjen "11 Janari" (Haznurat) të këtij qyteti. Sipas njoftimit të zëdhënësit të policisë, janë ndaluar tre punonjës të bashkisë, të akuzuar për veprën penale "shpërdorim detyre" dhe pesë persona të tjerë, projektues dhe zbatues privatë të projektit për ndërtimin e një qendre tregtare që, sipas akuzës, shkaktoi tragjedinë. Tre nëpunësit e bashkisë akuzohen për veprën penale "shpërdorim detyre", ndërsa përfaqësuesit e firmës për "shkelje të rregullave në punë".
Heshtjes së ditës së parë të tragjedisë nga organet e drejtësisë dhe policisë për shkakun dhe shkaktarët e saj, mëngjesin e djeshëm i ka paraprirë shumëfishimi dhe afishimi i lejes së ndërtimit, hapja e themeleve të të cilit shkaktoi shembjen e dheut dhe rrëzimin e pallatit të ish-ushqimores. Afishet e vendosura nga njerëz të panjohur gjatë natës ishin vendosur në shtyllat e bulevardit të lagjes "18 shtatori" dhe në xhamat e reklamave në të gjitha stacionet e autobusëve të qytetit.
Sipas zëdhënësit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, mbi bazën e provave të administruara nga hetuesit dhe prokurorët, policia ka ndaluar shefin e zyrës së urbanistikës në bashki, Alfred Mamani, përgjegjësin e inspektoratit të ndërtimit në bashki, Admir Shehaj dhe sekretaren e KRRT pranë kësaj bashkie, Afërdita Papamihalin. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale të "shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Ndërkaq, sipas tij, janë arrestuar në flagrancë pesë persona të tjerë: Jani Ndriço, ekskavatorist në firmën "Arti shpk"; Thanas Llahana, inxhinier gjeolog; Njazi Çobani, arkitekt; Luan Bufi, inxhinier ndërtimi, si dhe presidenti dhe drejtuesi teknik i kësaj firme, Sotiraq Janora. Të pesë këta persona akuzohen për kryerjen e veprës penale të "shkeljes së rregullave në punë", të parashikuar nga neni 289/2 i Kodit Penal. Në orët e pasdites së djeshme është arrestuar edhe inxhinieri zbatues i projektit, Gjergji Meçe, i cili po tentonte të kalonte kufirin për të shkuar në Greqi. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim Aristotel Haxhin, bashkëpronar i shoqërisë së ndërtimit, "Arti shpk". Mësohet gjithashtu se me kërkesë të Prokurorisë së Gjirokastrës është bërë bllokimi i llogarive bankare të dy pronarëve të firmës së ndërtimit, "Arti ndërtim", si dhe janë sekuestruar pasuritë e tyre.
Prokuroria
Tragjedia në Gjirokastër,
Ina Rama "kryeson" hetimet
Tragjedia e Gjirokastrës ka mobilizuar Prokurorinë e Përgjithshme në vënien para drejtësisë së "arkitektëve" që sollën rrëzimin e një pallati, duke shkaktuar tre viktima dhe plagosjen e disa të tjerëve. Ngjarja ka kaluar në vëmendjen parësore të Kryeprokurores Ina Rama, e cila gjatë gjithë kohës ka mbajtur kontakte me drejtuesin e Prokurorisë së Gjirokastrës, Alfred Saliu. Nëpërmjet telefonatave, sipas burimeve nga akuza qendrore, Rama i ka kërkuar prokurorit në fjalë të kryejë të gjitha hetimet e nevojshme me të gjithë personat e përfshirë. Përgjigjja ka qenë me "punë", ku brenda një kohe të shkurtër janë vënë nën akuzë tetë persona. Burime nga akuza qendrore kanë thënë se dosja është regjistruar disa orë pas tragjedisë, ku pesë persona akuzohen për "shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë", ndërsa tre të tjerë nën akuzën e "shpërdorimit të detyrës". Akuza e parë parashikon një dënim jo më pak se 5 vjet burg. Pra, nëse vërtetohet se të pandehurit kanë kryer veprën penale, atëherë masa e dënimit ndaj tyre do të jetë minimalja pesë vjet. Ndërsa akuza e shpërdorimit të detyrës është ngritur ndaj zyrtarëve të Bashkisë së Gjirokastrës. Paraprakisht janë vënë nën akuzë tre persona, por burime nga Prokuroria e Përgjithshme saktësojnë se disa persona të tjerë janë nën hetim. Burimet pohojnë se gjatë ditëve në vijim pritet të japë shpjegime edhe kryetari i bashkisë, Flamur Bime, ndërsa nuk përjashtohet hetimi i rolit të tij në këtë ngjarje.
Dyshimi
Nënë e bijë
mund të kenë
vdekur nga asfiksia
Pak orë pasi nga rrënojat e pallatit të shembur u nxorën trupat e pajetë të tre personave, në Gjirokastër filluan të qarkullonin fjalë se vdekja e të paktën dy prej tre viktimave erdhi për shkak të vonesave në operacionin e kërkim-shpëtimit. Sipas disa të afërmve të viktimave, të paktën gruaja 40 vjeçe dhe vajza e saj e mitur kishin vdekur nën rrënoja nga mungesa e ajrit, çka do të thotë se ato mund të ishin gjallë nëse operacioni i kërkim-shpëtimit do të ishte i shpejtë. Por burime nga spitali i Gjirokastrës, ku u bë dje në mbrëmje autopsia e tre viktimave të tragjedisë, sqarojnë se vdekja e të tre personave ka ardhur për shkak të traumës. Sipas një mjeku që asistoi në këqyrjen e kufomave, të tre trupat kishin fraktura të shumta. Ndërkohë, edhe zjarrfikësit që nxorën trupat nga rrënojat thanë se dëmtimet e tre kufomave ishin të mëdha. Gjithsesi, mjekësia ligjore nuk ka nxjerrë ende një raport zyrtar për shkaqet e vdekjeve dhe deri sa të dalë ky raport, hamendësimet mund të jenë të gjithfarëllojshme.
Berisha: Të verifikohet siguria e ndërtesave
Qeveria: KRRTRSH-ja do të ndërhyjë duke kontrolluar lejet e dhëna
Qeveria kërkon verifikimin e sigurisë së ndërtesave në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kreu i qeverisë është ndalur gjerësisht në tragjedinë e Gjirokastrës, në raportimin e përjavshëm përpara deputetëve demokratë. Sipas kryetarit të PD-së, në të gjithë vendin ka parregullsi të mëdha në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin. "Ne nuk ia marrim kompetencën qeverisë vendore, por ligjit do t‘i dalim zot dhe do të gjejmë mekanizma me të cilat Inspektorati Qendror do të aktivizojë në kohën më të shkurtër Këshillin Qendror të Rregullimit të Territorit për të marrë vendimet e duhura në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe të drejtave të tyre", tha Berisha. Me gjithë faktin se lejet e ndërtimit janë nën varësinë e pushtetit lokal, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të përdorë të gjithë forcën për të verifikuar rregullsinë e tyre.
Hetimi
Kryeministri i bëri thirrje prokurorisë për një hetim të hollësishëm të kësaj ngjarjeje për të zbardhur atë që ai e quajti zinxhirin e përgjegjësisë për këtë tragjedi. Kryeministri Berisha kërkoi një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje tepër të rëndë, e cila tronditi thellë qytetin dhe gjithë Shqipërinë. "Drejtësia duhet të vendosë para ligjit të gjithë autorët, ata të cilët shkaktuan këtë akt shumë të rëndë. Drejtësia duhet të zbërthejë tërësisht zinxhirin e përgjegjësive për këtë ngjarje. Këtë gjë kërkon Gjirokastra dhe këtë kërkon gjithë Shqipëria", theksoi Kryeministri.
Verifikimi
Kreu i qeverisë cilësoi të domosdoshëm një studim tërësor të të gjitha zonave të ndërtimit në Gjirokastër dhe në të gjitha qytetet e vendit. "Është i domosdoshëm një studim tërësor gjeologjik i të gjitha zonave të ndërtimit në Gjirokastër, një verifikim tërësor i lejeve të ndërtimit, në përputhje me legjitimitetin e tyre, sepse nuk ka gjë më të shëmtuar kur ti si shtet shkel ligjin, bëhesh ilegal, ilegjitim me veprimet e tua dhe këtë gjë e bën, në të gjitha rastet, absolutisht vetëm kundrejt ryshfetit, babëzisë dhe gjobës. Këto leje janë që të gjitha të financuara nga ryshfeti", tha Berisha.
Akuza PS
"Qëndrimi ynë nuk mund të jetë kurrë qëndrimi i moralit të zotit Rama. Ne, në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast nuk do të brohorasim ndonjëherë rroftë vdekja, poshtë opozita", u shpreh Berisha. Kryeministri u shprehu solidaritet qytetarëve të Gjirokastrës dhe i ka garantuar ata se qeveria do të marrë të gjitha masat për të normalizuar jetën e tyre. "Ne u shprehim ngushëllimet familjeve të viktimave dhe lutemi së bashku me ta për shpirtin e njerëzve të tyre të dashur duke uruar që të plagosurit nga kjo ngjarje të shërohen sa më shpejt", tha Kryeministri.
Grupi i PD-së
Berisha-Rulit: Kontroll mbi pikat e karburanteve
Shembja e një pallati në Gjirokastër ka kthyer vëmendjen e qeverisë në shmangien e tragjedive të tjera. Në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha nuk kërkoi vetëm verifikimin e lejeve të ndërtimit, por edhe të të gjitha pikave të karburanteve. Duke iu drejtuar ministrit Genc Ruli, Kryeministri Berisha theksoi që të kontrollohen të gjitha pikat e karburanteve dhe të rishikohet edhe distanca e tyre nga zonat e banuara për shkak të shmangies së ndonjë tragjedie të ngjashme me atë të shembjes së pallatit në Gjirokastër. "Do të na pëlcasin pikat e karburanteve si bombë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të rreptë në këtë drejtim", mësohet të jetë shprehur kreu i qeverisë para deputetëve demokratë.
Flet inxhinieri i Shërbimit Gjeologjik: Këto 18 vite demokraci, kontrolli teknik i studimeve gjeologjike ka marrë fund
Specialistët e ndërtimit: Studimet gjeologjike nuk kontrollohen
Shembja e pallatit në Gjirokastër nuk do të kishte ndodhur nëse do të ishte bërë një studim real i zonës. Inxhinierët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar thonë se studimet që futen në dosjet e lejeve të ndërtimit janë fiktive. "Duhet të ishin marrë masa mbrojtëse që të mos kishim shembje të dheut, sepse në rastin konkret kemi të bëjmë me një shembje dheu, me një pjerrësi me një kënd 80 gradë. Aty mund të ndërtohej shumë mirë nëse do ishin marrë masa gjeologjike. Problemi tjetër qëndron në atë që shteti duhet të bëjë edhe kontrollin dhe studimin e kontrollorëve gjeologjikë", shprehet inxhinieri i Shërbimit Gjeologjik, Fadil Callufi. Inxhinier Callufi thotë se Shërbimi Gjeologjik prej kohësh ka kërkuar të ketë në kompetencë kontrollin e studimeve që bëhen privatisht. Deri tani kërkesa e tyre është shpërfillur, ndonëse raste si Gjirokastra tregojnë se problemet ekzistojnë, madje edhe në veprat publike. "Këto 18 vite demokraci kontrolli teknik i studimeve gjeologjike ka marrë fund. Ne që punojmë në këtë profesion dimë me qindra raste të tjera që studime të kontrolleve gjeologjike nuk kontrollohen dhe duke mos u kontrolluar ndodhin këto fenomene. Por unë e them me bindje të plotë këtë që studimet e gjeologëve inxhinierë nga bashkitë flasin për pallatet që në këtë rast janë thjesht për studime për plotësim dokumentesh juridike. Dhe nga konstruktorët e veçantë as që merren parasysh ato veti fiziko-mekanike", theksoi Callufi. Ky shërbim po përpilon hartën e rreziqeve për çdo qytet, ndërkohë që për Gjirokastrën ajo kishte përfunduar dhe përfshinte edhe këtë zonë. Ai deklaron se ka neglizhencë nga organet vendore për të bashkëpunuar me këtë institucion.
Ndërtuesit
Shoqata e Ndërtuesve ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjirokastër me shembjen e një pallati nga punimet që po kryheshin pranë tij. Me këtë rast fatkeq, nëndrejtori i shoqatës, Ilir Hebovija, ka vënë në dukje problemet që shoqërojnë sektorin e ndërtimit, i cili rëndohet akoma e më shumë nga prezenca e disa firmave fantazmë. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë thotë se është e dhimbshme që "ne kujtohemi vetëm në raste tragjedish të tilla për të ndarë përgjegjësitë dhe për të rritur standardet e punës". Duke e vënë theksin te cilësia dhe standardi, ndërtuesit kërkojnë respektimin e ligjeve në fuqi dhe normat e BE-së për ndërtimin. "Por ndodh shpesh që kompani të ashtuquajtura fantazmë, të cilat ngrihen dhe vdesin me ndërtimin e një pallati, marrin përsipër të ndërtojnë vepra jashtë kapaciteteve të tyre. Shoqata e Ndërtuesve është e gatshme të marrë përsipër krijimin e një institucioni ndoshta në formën e një urdhri, ku kompanitë do të marrin vlerësimin real për punën që janë të aftë të bëjnë. Sepse sot ndodh që një shoqëri që ka ndërtuar vetëm një magazinë, të marrë përsipër të bëjë pallate shumëkatëshe, apo vepra të tjera publike, ku mundësitë për fatkeqësi janë shumë të mëdha.
Në një vepër që ndërtohet janë të pranishëm shumë profesione dhe secili prej tyre kërkon një kualifikim të veçantë, i cili duhet të jetë i matshëm dhe i vlerësuar nga një institucion i specializuar", tha Hebovija. Sipas tij, vetëm pak kohë më parë qeveria me një të "rënë të lapsit" fshiu disa leje dhe licenca shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me sektorin e ndërtimit. Shembull tipik merret patenta e manovratorëve të makinerive të rënda, e cila nuk jepet më.
Grupi i punës
Olldashi dhe Ruli, komision për tragjedinë
Kreu i qeverisë, menjëherë pas vizitës në Gjirokastër, kërkoi nga ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, dhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, njëkohësisht deputet i Gjirokastrës, që "të krijojnë me urgjencë një grup pune me gjeologë dhe ekspertë të fushave, për të vlerësuar gjendjen e kodrës ku ndodhej pallati në Gjirokastër dhe pranë të cilit po ndërtohej një godinë e re. "Në atë kodër ka edhe banorë të tjerë dhe ne duhet të ndërhyjmë me urgjencë. Ndërkohë, qytetarët e Gjirokastrës propozuan krijimin e një komisioni për verifikimin e kësaj situate", tha Kryeministri, i cili siguroi se ky komision do të ngrihet menjëherë. Në përfundim, Kryeministri garantoi se "do të bëhet çdo përpjekje që pasojat e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë të kapërcehen, sikundër drejtësia me vendosmëri do të nxjerrë para ligjit të gjithë përgjegjësit". Berisha propozoi edhe evakuimin e zonës, duke ndjekur në këtë mënyrë këshillën e specialistëve.
Kryeministri: Zyrtarët ndërtojnë pallate aty ku s`duhet
Kryeministri Berisha ka denoncuar dje, duke mos përmendur emra, zyrtarët e lartë, të cilët kanë ndërtuar pallate jashtë standardeve. "Qytetarët që kanë lëvizur nga banesat, nuk kanë ndërtuar pallate, por thjesht ndonjë shtëpi, ndërsa zyrtarët ndërtojnë dhe lartësojnë pallate aty ku nuk mund të ketë kurrë pallate", theksoi Berisha, duke shtuar si të domosdoshme nevojën për të shqyrtuar rrezikun që ekziston nga ndërtimet jashtë standardeve dhe në zonat jo të duhura. Berisha i cilësoi përmasat e ngjarjes si shumë tragjike. "Dje në mesditë ne mund të kishim pasur edhe 40 apo 50 jetë të humbura, sepse ai pallat kishte pamjen sikur ishte bombarduar", tha ai.
Kryeministri bëri me dije se policia dhe prokuroria nisën menjëherë hetimet për këtë ngjarje. "Policia ndaloi drejtuesit e firmës, të cilët, në një akt më të shëmtuar sesa krimi që ndodhi, po ia mbathnin për t‘u larguar nga Shqipëri", theksoi Berisha.