2.5 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë
Zyrtarizohet projekti i kalimit të fondeve të shëndetësisë në fondin e madh të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Vetë ministri i Financave dhe Kryetarja e Kuvendit kanë pohuar se në 2009-ën, edhe ata presin një ndryshim të madh në shëndetësi, reformën që është përfolur aq shumë nga shëndetësia, që pritet nga pacientët dhe mjekët.
Shifrat e parashikuara nga qeveria për sektorin e shëndetësisë do të jenë me 2.5 miliardë lekë më shumë se në 2008-ën. E thënë në përqindje, shëndetësia do të ketë para 13-14% më shumë se një vit më parë, ndërkohë që investimet në shëndetësi do të rriten me rreth 700 milionë lekë të tjera. Krahasuar me 2005-ën, ku fondi total për shëndetësinë llogaritej me rreth 15 miliardë lekë, në 2009-ën ai është parashikuar të shkojë me rreth 25.6 miliardë lekë.
Vitin e ardhshëm, sektori shëndetësor spitalor do të menaxhohet në një formë të re, duke kaluar pranë Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor. Dje, gjatë diskutimit në parim të projektbuxhetit 2009, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se për vitin e ardhshëm është përcaktuar një reformë, e cila parashikon që, përmes procesit të decentralizimit, të mundësojmë një shërbim më të mirë të fondeve publike për sektorin e shëndetësisë. "Do të financojmë pacientin, duke kostuar të gjitha llojet e shërbimeve që administrata shëndetësore do t‘i ofrojë pacientit. Ky është një hap shumë i madh në reformën shëndetësore të vendit dhe një mundësi për t‘i përdorur fondet në mënyrë efikase. Kjo do të mundësojë që vitin e ardhshëm të kemi një shërbim më cilësor në rrjetin tonë spitalor", u shpreh Bode.
Dje në Komisionin e Shëndetësisë, të pranishëm ishin edhe ministri i Financave dhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. "Fondin e projektbuxhetit të parashikuar për shëndetësinë, që do të miratohet në Parlament do ta bëjmë të detajuar dhe askush pas ditës së votimit nuk mund të guxojë të lëvizë asgjë. Fondet janë rritur, por po kaq e rëndësishme është gjetja e mekanizmit të duhur për të kontrolluar dhe menaxhuar ato", tha Topalli. Sipas saj, duhen verifikuar nëse 100 milionë dollarë që kemi vendosur më shumë, arrijnë atje ku ne kërkojmë, arrijnë te pacienti. Në një panoramë që ka bërë Kryetarja e Kuvendit në sy të përfaqësuesve të shëndetësisë, ka pohuar se sistemi spitalor në vendin tonë ka probleme të mëdha, ndërkohë që shumica e parave që janë hedhur për të përmirësuar këtë sistem nuk dihet se ku kanë shkuar.
"Nga një përmbledhje e informacionit që kam, më rezulton se në spitalet kryesore ka mungesa të mëdha të atyre mjeteve që janë më elementaret, më të nevojshmet, si skaner, që janë të vjetër, ose nuk funksionojnë, e njëjta gjë me rezonancën magnetike, të mamografive të munguara, jo vetëm në spitalet rajonale, por dhe në qendër. Janë të vjetra ose me defekt, ose për shkak se dikush nuk do që të funksionojnë, sepse duhet të funksionojnë diku tjetër", tha Topalli. Sipas saj, qeveria ka sjellë 300 milionë dollarë, 100 milionë dollarë më shumë, se vetëm dy vite më parë, dhe në spitale nuk ka skaner.
Nonsensi
"Shëndetësia me shumë fonde,
spitalet, në gjendje të vështirë"
Është inkurajuese që gjatë këtyre viteve, qeveria ka vënë në dispozicion për shëndetësinë fonde jashtëzakonisht të mëdha. Ky ka qenë mendimi i përfaqësuesve të qeverisë, dhënë dje gjatë komisionit. "Në buxhetin e sotëm janë 300 milionë dollarë që shkojnë vetëm për shëndetësinë. Në 2005-ën, ky fond ka qenë 15 miliardë, më pas ka shkuar në 25 miliardë, duke shënuar kështu një rritje prej 100 milionë dollarë, që qeveria, Parlamenti, vendos shtesë për shërbimin mjekësor, spitalet dhe pacientët.
Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë dyfishuar pagat e infermierëve, janë dyfishuar pagat e mjekëve, ka një rritje prej 8% të investimeve", tha Topalli. Sipas saj, situata në shëndetësi është e vështirë dhe ajo nuk mund të shkojë më kështu.
Sistemi i ri
Zbatimi i reformës,
nëpërmjet llogaritjeve
Zbatimi i reformës pritet të sjellë përmirësim të cilësisë së shërbimeve shëndetësore që ofrohen nëpërmjet mirëmenaxhimit të kapaciteteve ekzistuese njerëzore, financiare, materiale, synimit drejt privatizimit të shërbimeve ndihmëse, si dhe financimit të shërbimeve të reja. Rritja e shkallës së mbledhjes së të ardhurave dytësore dhe krijimi i hapësirave të nevojshme për përdorimin e tyre, është një tjetër risi e reformës spitalore.
Përcaktimi i një pakete bazë shërbimesh, e cila duhet të jetë reale, brenda burimeve të vlefshme financiare në dispozicion, e përshtatshme për përdoruesit, do të ofrohet në çdo kohë dhe do të respektojë llojin e institucionit spitalor.