E Diel, 1 Nëntor 2026

Formimi profesional do të ulë papunësinë

Ministri i Punës, Anastas Duro, u takua dje me donatorët që mbështesin politikat e ministrisë në fushat e punësimit dhe formimit profesional. Duro e vlerësoi shumë të rëndësishme ndihmën e ofruar nga donatorët për zhvillimin e tregut të punës, arsimit dhe formimit profesional, veçanërisht në zonën verilindore të Shqipërisë, me papunësinë më të madhe, por edhe më pak të mbuluar me formimin profesional. "Krijimi i mundësive reale për formim profesional të të papunëve në këto zona, në përputhje me kërkesat e tregut të punës, do të ndikonte ndjeshëm në rritjen e punësimit, uljen e nivelit të papunësisë dhe të varfërisë në këto zona. Kjo mund të arrihet nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të qendrave të formimit profesional me kabinete moderne, të cilat ofrojnë kurse për profesione të kërkuara në treg". Në takim merrnin pjesë përfaqësues të Programit CARDS, PARSH, Alb-VET, GTZ, IÇO, Këshilli Britanik, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›