E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Të përmirësojmë sigurinë e jetës

Kreu i lëvizjes G99, Erion Veliaj, viziton familjet e prekura nga tragjedia në Gjirokastër. Drejtuesi i G99 iu bëri thirrje bizneseve të komunitetit lokal të solidarizoheshin me banorët e goditur nga kjo tragjedi. "Këta njerëz kanë humbur jo vetëm jetën e të afërmve dhe kursimet e një jete të tërë, por çka është më e dhimbshme ata kanë humbur dhe kujtimet më të shtrenjta të jetës së tyre që ruanin në këto banesa. Sërish dua të theksoj se siguria e jetës duhet të jetë prioriteti absolut i qeverisjes së vendit përmbi çdo kauzë tjetër që nuk vë në vend të parë atë që duhet të jetë aseti më i rëndësishëm, më i çmuar dhe më i mbrojtur në vendin tonë, jeta e qytetarëve shqiptarë", tha Veliaj. Ai shtoi se G99 ka angazhuar një skuadër ekspertësh nga fusha të ndryshme dhe në fund të këtij muaji do të propozojë një paketë të plotë masash dhe propozimesh urgjente për të përmirësuar sigurinë e jetës në Shqipëri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›