Paraplegjikët: Qeveria kompenson biznese si të verbër
Tiranë- Të verbërit dhe para e tetraplegjikët kanë protestuar sot para Kryeministrisë duke denoncuar si qesharak masën e re të kompesimit ekonomik që qeveria u jep kësaj shtrese.
Sipas personave me aftësi të kufizuar, qeveria ka vendosur t’i kompesojë jo më me përqindje, por me një shumë standarte që është 2 mije lekë për energjinë elektrike dhe 1 mijë lekë për shërbimin telefonik.
Ajo të cilës ata i trembeshin ka ndodhur. Ndryshimi i ligjit, i cili u njihte atyre kompesimin e 80% të konsumit të energjisë elektrike, transportin urban falas, si dhe kompesimin 20% të inpulseve telefonike, ka dhënë efektet e para negative. Me ligjin e ri, tarifta nuk përcaktohen më nga ligji, por i lihen në dorë qeverisë dhe qeveria ka patur vërtet dorë të rëndë për të verberit dhe paraplegjikët e tjerë.
Për këtë arsye, ndërsa në sallën e qeverisë po merrej vendimi për masën e kompneismit për paeraplegjikët, ata kanë dalë në Bulevard dhe kanë kundërshtuar ndryshimet e fundit ligjore për këtë kategori.
Kreu i shoqatës së të verbërve Sinan Tafaji tha se qeveria i mori këto masa për të frenuar korrupsionin me listat e atyre që përfitonin kompensime, por i kujtoi ministrit të financave se në listat e atyre që përfitonin kompensime nga qeveria ishin rreth 1 mije bisneze, dhe bizneset nuk ja në të verbër- kujtoi Tafaj.
Ata deklaruan se nuk do t’i ndalin protestat e tyre, duke kërkuar anullimin e ligjit, i cili e ka çuar këtë shtresë në kufijtë e mbijetesës tashmë.
/IDEA/