Sulmet e 11 shtatorit dhe teorite e konspiracionit per to
Rreth nje jave me pare Presidenti iranian Ahmadinexhad deklaroi ne Kombet e Bashkuara se shume njerez ne bote besojne se Shtetet e Bashkuara kane qete organizatoret e 11 shtatorit te vitit 2001. Per shume njerez ne Perendim nje deklarate e tille ishte qesharake dhe nderkohe pjesa me e madhe e sondazheve tregojne se nuk eshte e vertete qe ne bote besohet se jane amerikanet ata qe e organizuan sulmin. Megjithate behet fjale per nje besim qe ekziston ne nje pjese te njerezve madje edhe kur behet fjale per aleate te Shteteve te Bashkuara si Turqia apo edhe vete Shtetet e Bashkuara. Kjo teori mund te jete e vertete thote nje biznesmen turk 48-vjecar. Kur degjova per here te pare per sulmin e Bin Ladenit e besova kete variant por me pas mendova se ndoshta Shtetet e Bashkuara e krijuan vete gjithcka per te nenshtruar myslimanet e botes vazhdon turku. Shume vende provuan nje keqardhje te madhe per Shtetet e Bashkuara menjehere pas sulmit dhe nderkohe edhe ne ate kohe kishin nisur qe te qarkullonin teorite konspirative. Sipas tyre nuk ishte Al-Kaeda shkaktarja e tragjedise por SHBA-ja apo Izraeli. Disa jave pas goditjes ne Kombet e Bashkuara Presidenti Bush i kerkoi botes qe te mos toleronte teorite konspirative qe e shmangnin akuzen nga shkaktaret e saj te vertete. Megjithate lufterat qe pasuan ne Irak dhe Afganistan dhane argumente per pretendimin e konspiracionisteve ne lidhje me kryerjen e sulmit nga SHBA-ja me qellimin e ndermarrjes se nje sulmi ndaj vendeve te ndryshme ne Lindjen e Mesme dhe ne mbrojtje te Izraelit. Ne vitin 2006 nje sondazh zbuloi se nje shumice ne vendet arabe ishin te mendimit se sulmet nuk ishin kryer nga arabet. Dy vjet me pas nje tjeter sondazh zbuloi se 36 e turqve dhe 27 e palestinezeve mendonin se sulmet ishin kryer nga SHBA-ja. Besime te tilla ka pasur edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne vitin 2006 nje sondazh i kryer me 1010 amerikane zbuloi se 36 e te anketuarve kishin nje lloj bindjeje se ne kete sulm kishte shume mundesi qe te kishte pasur edhe zyrtare amerikane te cilet ose moren pjese vete ose nuk bene asgje per ta shmangur tragjedine.
Nderkohe pervec Ahmadinexhadit qe beri deklaraten e tij bombe nje jave me pare ka edhe lidere te tjere qe kane shprehur dyshime per 11 shtatorin si lideri i Kubes Fidel Kastro Presidenti i Venezueles Cavez ish-guvernatori i Minesotes Jesse Ventura. Teorite konspirative u forcuan sigurisht edhe pas diskreditimit te Shteteve te Bashkuara dhe sherbimeve te saj inteligjente ne lidhje me supozimin per ekzistencen e armeve te demtimit ne mase qe ne fakt ishin sebepi i pushtimit te Irakut por nuk u gjeten kurre. Fillimisht kam pasur dyshimet e mia per teorite konspirative por pasi kam pare ate qe ka ndodhur ne vitet qe pasuan sulmin e 2001-shit nuk kam dyshim se gjithcka ishte e orkestruar nga amerikanet per te gjetur nje pretekst te mire per te sulmuar vendet myslimane thote nje analist bankash ne Pakistan. Ne mars gazeta The Washington Post akuzoi ashper nje deputet japonez te Partise qeverisese Demokratike qe ne nje interviste te tij kishte thene se disa nga sulmuesit e 11 shtatorit ishin te gjalle dhe se forca ne hije luajten ne keto sulme nje rol shume te madh per perfitime personale. Nderkaq nje sajt i Departamentit te Shtetit ka nje hapesire kushtuar teorive te konspiracionit me idene se ne vend qe te fshihen ato duhet te publikohen. Ne sajt thuhet se teorite e konspiracionit ekzistojne si mite dhe jane pjelle e imagjinates frikave dhe fakteve te rreme qe injoron faktet reale.