E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi, ne gjurmet e Skeles, gol ne fundjave

Albania Sport - Alban Bushi shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të Apollon Kallamarjasë në transfertën kundër Verias. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare ky është goli i dytë sezonal. Bushi ka pasur porbleme me gjurin e djathtë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen me Ergotelis dy javë më parë. Bushi hyri në lojë në minutën e 50-të. Sot Bushi është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Rumaninë. "Për ne, ajo me Bjellorusinë është ndeshja më e rëndësishme e sezonit" - tha Bushi për "Panorama Sport". "Na duhet patjetër fitorja që të arrijmë vendin e katërt në grup".

BOGDANI- Sulmuesi i Livornos e nisi ndeshjen si titullar kundër ish-ekipit të tij Sienës duke ndihmuar ekipin që të fitonte në transfertë 2-3. Edhe pse ende nuk a ka shënuar golin e tij të parë sezonal në Serinë A, Bogdani vazhdon të marrë vlerësime pozitive. Bogdani mbërriti të hënën në Shqipëri për ndeshjet me Kombëtaren. Ndeshja Inter-Lacio u anullua për shkak të vrasjes së një tifozi lacial, por Tare ishte në listën e 18-lojtarëve të thirrur nga Delio Rosi.

HAXHI – Mesfushori i Ergotelisit, Altin Haxhi është dëmtuar gjatë ndeshjes me PAOK-un në kampionatin grek, të humbur 1-0. Haxhi është në dyshim edhe për ndeshjen ndërkombëtare kundër Bjellorusisë.
VANGJELI - Mbrojtësi i talentuar Kristi Vangjeli ndihmoi ekipin e tij të fitonte në transfertë ndaj Atromitos 1-2 (ndeshje e transmetuar kjo nga televizioni grek "Alfa", që shihet në Shqipëri nga paketa "Digitalb). Vangjeli bëri një paraqitje të pëlqyeshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›