Kuli-Canaj, konflikti vazhdon te Dinamo

Albania Sport - Sulmuesi kavajas i Dinamos, Bekim Kuli vazhdon të jetë problematik për trajnerin Agim Canaj.
Kuli nuk pranoi të zëvendësohej në minutën e 80-të të takimit në ndeshjen Shkumbini-Dinamo (0-0) dhe ishte ndërhyrja e gjyqtarit të takimit që detyroi futbollistin të linte fushën.
Konflikti midis lojtarit dhe trajnerit ka lindur gjatë takimit Dinamo-Kastrioti, ku është zhvilluar edhe një debat i ashpër midis tyre. Akti i dytë i debatit ndodhi gjatë takimit Dinamo-Besa, ku Canaj e zëvendësoi në minutën e 55-të. Akti i fundit i konflikti është ai ndodhur gjatë ndeshjes Shkumbini-Dinamo.
Blutë i rifillojnë stërvitjet të mërkurën.