Demollari, zëvendësuesi i Sejdinit te Skënderbeu

Albania Sport- Sulejman Demollari ka shumë mundësi të jetë trajneri i ri i Skënderbeut. Ish-trajneri i Kombëtares pritet të zëvendësojë në këtë detyrë Faruk Sejdinin, i cili dha dorëheqjen pas humbjes me Vllazninë (2-3), por drejtoi edhe gjatë humbjes me Kastriotin (1-0).
Ndërkohë edhe një lajm i keq nga shtëpia e Skënderbeut. Portugezi Fernando De Pinja është zhdukur pa lënë gjurmë. Më parë nga ky ekip ishte larguar po me të njëjtën mënyrë edhe senegalezi El-Haxhi Goudjabi për të mos u kthyer kurrë në Korcë.