E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, “kampione simbolike” e Shqipërisë

Albania Sport - Besa me barazimin e marrë kundër Vllaznisë (1-1) në "Loro Borici" e mbylli në mënyrën më të bukur fazën e parë, duke u shpallur "kampione simbolike" e pjesë së parë të sezonit 2007-2008. Fituesit e Kupës së Republikës, njëherësh edhe skuadra më e sukseshme shqiptare në arenën ndërkombëtare të Kupën UEFA ia doli të merrte veten shumë shpejt nga goli i jashtëzakonshëm i Vioresin Sinani në minutën e 38-të. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar u ngjit në kuotën e 7 golave (po aq sa Ngjela i Skënderbeut të vendit të fundit).

Ndeshja prodhoi emocione të shumta në një stadium me një numër të kënaqshëm shikuesish, teksa skuadrën e rumunit Silviu Dumitresku barazoi në minutën e 40-të me anë të meksikanit me pasaportë franceze, Fransua Elokan për të mbyllur në barazim pjesën e parë, por dhe për të qenë edhe rezultati përfundimtar i takimit. Besa me 24 pikë të grumbulluara, tri më shumë se Dinamo dhe Partizani (nga 21 pikë), dy ndjekëset e saj më të afërt, dëshmoi se mbetet favoritja kryesore për të fituar Kampionatin e 69-të Kombëtar, që do të ishte edhe trofeu i parë në historinë më shumë se 80-vjecare të futbollit kavajas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›