Ditëlindjet: Murati sot mbush 32 vjeç

Albania Sport- Edvin Murati mbush sot 32 vjec. Mesfushori i dalluar i Kombëtares shqiptare, tashmë në forcë me skuadrën greke të Panserraikos, para pak ditësh u bë edhe me vajzë.
Po sot, është edhe ditëlindja e mbrojtësit të Partizanit, Rrahman Hallaci, i cili mbush 24 vjec.
Të dielën, më datë 11 nëntor festuan përvjetorët e tyre futbollisti i Flamurtarit, Taulant Kuqi (mbushi 22 vjec) dhe futbollsti tjetër vlonjat, Ermir Strati (po 22).
Gëzuar ditëlindjet të gjithëve!