E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paqe në derbi, Lika rifiton besimin e Xhanit

Albania Sport- Partizani nuk arriti të fitojë në sfidën e vështirë me Tiranën, por tregoi më shumë dëshirë dhe grintë se sa kampionët në fuqi në javën e fundit të fazës së parë, takim që zhvillua në një "Qemal Stafa" me gati pesë mijë shikues që kishin sfiduar të ftohtin. Të kuqtë ndryshe nga forma tërësisht e zbehtë në derbin e humbur me Dinamon (2-0) u paraqitën me më shumë forcë në vijën e parë dhe e shqetësuan jo pak portierin kundërshtar, Nallbanin, edhe pse as Abilaliaj dhe as Bakaj nuk arritën të shënonin.

Edhe për Tiranën, barazimi me Partizanin e vendit të tretë mund të konsiderohet një sukses i radhës, pavarësisht se bardheblutë vinin pas dy fitoresh të rëndësishme. Partizani e ruajit vendin e tretë, tashme me 21 pikë të grumbulluara (po aq sa Dinamo), ndërsa Tirana zbriti në të 9-tin, pasi Kastrioti fitoi me Skënderbeun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›