Ndërtimorët prishin 20 objekte pa leje në qytetin e Shkodrës
SHKODËR - Të paktën 20 ndërtime pa leje, në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”, në qytetin e Shkodrës, janë prishur dje nga Inspektorati i Ndërtimit pranë Bashkisë së këtij qyteti. Shefi i këtij Inspektorati, Roland Çomo, tha se shembja e këtyre ndërtimeve, kryesisht mure rrethuese të banesave private dhe objekte që shërbenin si njësi tregtimi, u bë në bazë të një urdhri të sektorit të Urbanistikës të Bashkisë së Shkodrës. "Në këtë aks rrugor së shpejti do të fillojnë punimet për rikonstruksionin total të tij falë një investimi prej 30 milionë lekësh të Bashkisë Shkodër, i planifikuar për t’u realizuar në tremujorin e parë të këtij viti", - tha ai Sipas drejtorit Çomo, nga ana e pronarëve të këtyre ndërtimeve nuk ka pasur reagim, kjo dhe për faktin se në ditët e mëparshme inspektorët e Bashkisë kishin kryer bisedimet përkatëse me komunitetin e kësaj zone. Gjatë vitit të kaluar, Bashkia e Shkodrës ka prishur rreth 100 ndërtime pa leje, kryesisht në ato zona ku janë kryer punime për përmirësimin e infrastrukturës së
14 Janar 2009