Shkencë/Përse disa persona mësojnë më shpejt sesa të tjerët?
Nga Johan Lehrer (revista Wired Science)
Fizikanti Niels Bohr i përcaktuar ekspert , “si një person i cili ka bërë të gjitha gabimet që mund të bëhen në një fushë shumë të kufizuar”. Fizikanti Bohr përdori njё lojё fjalёsh pёr tё përmbledhur një nga mësimet themelore të të mësuarit, e cila është: Njerëzit mësojnë nga gabimet e tyre. Arsimi nuk është asnjë magji. Arsimi është urtësia dhe mençuria qё tё mban larg dështimit. Një studim i ri, me prejardhje nga Shkenca psikologjike dhe e udhëhequr nga Jason Moser në Michigan State University, bazohet dhe shpaloset rreth këtij koncepti të rëndësishme. Pyetja kryesore është mёse e thjeshtë: Pse disa njerëz bëhen më efektivё duke mësuar nga gabimet e tyre? Në fund të fundit, të gjithë dështojmë një moment . Pjesa mё e rëndësishme është se çfarë ndodh më pas. A do ti injorojmë gabimet tona , duke i lënë mënjanë për hir të vetë-besimit tonë? Apo do të hetojmë gabimin, duke kërkuar për të mësuar nga “rrëmujë”? Eksperimenti Moser bazohet në faktin se ka dy reagime të ndryshme ndaj gabimeve, të cilat mund të zbulohen duke përdorur “electroenchephalography”, ose EEG. Reagimi i parë është quajtur gabim i lidhur me negativitet (ERN). Shfaqet ekzaktёsisht rreth 50 milisekondave pas gabimit ose aktit tё gabuar dhe besohet se e ka origjinën në korteksin cingulate tё mëparshëm; një copë e indeve që ndihmon sjelljen e monitoruar, parashikon shpërblime dhe shërben nё rregullimin e vëmendjes.
Ky reagim është më së shumti një reagim nervoz i pavullnetshëm, përgjigja e pashmangshme e çdo dështimi . Sinjal i dytë, i cili është i njohur si gabimi pozitiv (Pe), arrin diku midis 100-500 milisekonda pas gabimit dhe është ka lidhje me vetëdijen. Kjo ndodh kur ne nuk i kushtojmë vëmendje gabimit, duke u “strehuar” në një rezultat zhgënjyes. Në vitet e fundit, studime të shumta kanë treguar se personat mësojnë dhe bëhen mё efektivё kur truri i tyre demonstron dy prona: 1) një sinjal të madh ERN, duke sugjeruar një përgjigje fillestare për gabimin dhe 2) një sinjal Pe më të qëndrueshëm, që do të thotë se ata janë duke i kushtuar vëmendje gabimit dhe po përpiqen tё mësojnë nga ky gabim. Në këtë ese , Moser e zgjeron këtë hulumtim duke kërkuar se si besime tё tilla në lidhje me mësimin, formojnë kryesisht sinjale tё gabuara e të pavullnetshme nё tru, nga të cilat shfaqet një diferencë sa gjysma e sinjalit tё dytë. Më konkretisht, shkencëtarët aplikuan një dikotomi(ose ndarje nё dy pjesё),të propozuar fillimisht nga Carol Dweck, një psikolog në Stanford. Në hulumtimet me ndikimin e tij, Dweck bën dallimin midis njerëzve me një mendim të caktuar , atyre qё tentojnë të bien dakord me deklarata të tilla si "Ju keni një IQ,ose një inteligjencë tё kufizuar dhe nuk mund të arrini shumë gjëra nё jetё " dhe ata me besim nё vetvete , të cilët besojnë se ne mund të arrijmë pothuajse çdo gjë, me kusht të investojnë kohën e nevojshme dhe energjinë e caktuar. Ndërsa njerëzit me një mendim të caktuar shohin gabimet si një dështim i dëshpëruar , një shenjë që u tregon se nuk jemi të “talentuar” mjaftueshme për detyrën në fjalë, kurse ato me një mendim të avancuar ,i shohin gabimet si një shtytje thelbësore të dijes, si” motorin” e arsimit. Eksperimenti filloi me një detyrë të lodhshme në të cilat ‘personazhet” duhet të identifikojnë shkronjën e mesme tё një fjale tё përberë prej 5 shkronjash , të tilla si "Mmmmm" ose "NNMNN." Ndonjëherë shkronja e mesme është e njëjtë me katër të tjerat dhe nganjëherë është e ndryshme. Ky ndryshim i thjeshtë shkakton gabime të shpeshta, si një detyrë e mërzitshëm, e cila inkurajon njerëzit të dalin jashtë zonës se caktuar. Pasi ata të bëjnë një gabim, sigurisht, ata menjëherë do të zhgënjehen, por nuk ka asnjë justifikim për mos-identifikimin e një shkronje. Gjatë kryerjes së detyrës specifike, subjektet “vunë” një “kapele”EEG; një pajisje monitorimi të mbushur me elektroda tё lubrifikuara, tё cilat japin tё dhënat e aktiviteteve elektrike në tru.
(Ndryshe nga fMRI, EEG, qё i jep studiuesve rezoluta të shkëlqyera të përkohshme, duke i lejuar ata të matin me saktësi një sekuencë të ngjarjeve nervore. Për fat të keq, kjo vjen në” kurriz “të zgjidhjes hapësinore, duke e bërë të vështirë të dimë se nga cila pjesё e trurit vinё këto sinjale).
Nga eksperimenti dhe kërkimet ndaj subjekteve me një mendim te avancuar ,u pa dukshëm se ata mësojnë nga gabimet e tyre. Më interesante, edhe pse, e marrё nga të dhënat e EEG, e cila tregoi se ata me një mendim tё avancuar (ose besim nё vetvete) kanё shpalosur rritje të gjeneruar dhe një sinjal shumë të madh Pe, duke i kushtuar mё shume vëmendje gabimeve tё tyre. (Ndërsa ata me një mendim shumë të përcaktuar, gjeneruan një amplitudë Pe-je rreth pesë, ato me një besim tё avancuar nё rregullime tё gabimeve tё tyre, treguan një rritje rreth pesëmbëdhjetë). Për më tepër, kjo rrit sinjalin e Pe-sё,i cili ‘ lidhet bukur” me përmirësimin e situatës pas gabimit, duke nënkuptuar se ajo rritje “ekstra” e vetëdijes gjatё performancës, ndihmon nё zgjidhjen e situatës. Sepse subjektet janë duke reflektuar se ku patën gabuar dhe mësuan se si ta “ndreqin” situatën. Në hulumtimet e saj, Dweck ka treguar se këto vendime ose “aftësi mendore” kanë implikime praktike të rëndësishme. Studimi i saj më i famshëm, është kryer në dymbëdhjetë shkolla të ndryshme tё qytetit tё New York-ut, së bashku me Claudia Muller; duke”përdorur” më shumë se 400 nxënës të klasës së pestë, për tё bёrё një test relativisht të lehtë ,të përbërë nga puzёl jo-verbale. Pasi fëmijët përfunduan testin, analistët u thanё atyre rezultatin dhe ju dha nje njelloj certifikate lavdërim e pёrbёrё vetëm nga njё fjali ,si vlerësim për punën e tyre. Gjysma e fëmijëve u lumturuan për inteligjencën e tyre. "Ju duhet të jeni tё zgjuar për këtë," u tha studiuesi. Studentët e tjerë u vlerësuan për përpjekjet e tyre: "Ju duhet të keni punuar nё të vërtetë shumё ". Studentët u lejuan më pas të zgjidhnin midis dy testeve të ndryshme pasues. Zgjedhja e parë u përshkrua si një grup më i vështirë pazёli, por fëmijëve u tha se ata do të mësonin shumë nga kjo përpjekje. Pra nënkuptohet se duke u përpjekur mund tё arrihet gjithçka. Mundësia tjetër ishte një provë e lehtë, e ngjashme me testin e parё. Kur Dweck ishte duke dizajnuar eksperimentin, ajo priste qё format e ndryshme të lavdërimit tё sillnin efekte mjaft modeste. Në fund të fundit, ajo ishte vetëm një fjali lavdërimi. Por shumë shpejt u bë e qartë se lloji i komplimentit dhënë klasës sё pestë, ndikoi në mënyrë dramatike nё zgjedhjen e testeve nё vijim. Kur fëmijët u vlerësuan për përpjekjet e tyre, rreth 90 % vendosi tё zgjedhe testin mё tё vështirë. Megjithatë, kur fëmijët u lavdëruan për inteligjencën e tyre, shumica prej tyre zgjodhi testin më të lehtë. Atëherë çfarë e shpjegon këtë dallim? Sipas Dweck, duke vlerësuar fëmijët për inteligjencën,i inkurajon ata për tu bёrё ose "dukur " mё tё zgjuar, që do të thotë se ata nuk duhet të rrezikojnë duke bërë një gabim tjetër tё ngjashëm me tё parin.Grup tjetër i eksperimenteve tё Dweck tregoi se si frika e dështimit në fakt mund të pengojnë të mësuarit nga gabimet. Ajo i dha klasës sё pestë të njëjtë test edhe një herё . Ky test ishte i projektuar të jetë jashtëzakonisht i vështirë , ajo e kishte shkruar fillimisht për klasën e tetë , por Dweck donte tё shihte sesi fëmijët do ti përgjigjeshin kësaj sfide. Studentët të cilët ishin vlerësuar fillimisht për përpjekjet e tyre punuan shumë për tё kuptuar dhe zgjidhur pazёllin. Fëmijët u lavdëruan për zgjuarsinë e tyre, nga anën tjetër, disa u dekurajuan shumё lehtë. Gabimet e tyre të pashmangshme u panё si një shenjë dështimi: Ndoshta ata me të vërtetë nuk ishin edhe aq të zgjuar. Pas marrjes së këtij testi të vështirë, dy grupeve të nxënësve u dha mundësia për të shikuar provimet e fëmijëve që dolën mirё ose atyre që dolën keq . Studentët, tё cilët u lavdëruar për inteligjencën e tyre, pothuajse gjithmonë ,për të forcuar vetëbesimin e tyre zgjodhën krahasimin me studentët qё kishin dalё dobët nё test. E kundërta ndodhi me fëmijët e lavdëruar për përpjekjen e tyre të madhe, ishin më të interesuar tё dilnim sa mё mirё nё testet qё do vijonin. Ata donin që të kuptonin nga gabimet e tyre, të mësonin nga gabimet e tyre dhe tё kuptonin anën e drejtё. Raundi përfundimtar i testeve ka qenë të njëjtit nivel vështirësie si testi fillestar. Megjithatë, studentët të cilët u vlerësuan për përpjekjet e tyre ,patën një përmirësim të dukshëm, duke ngritur rezultatin e tyre mesatarisht me 30 %. Për shkak se këta fëmijë ishin të gatshëm për të sfiduar vetveten edhe nëse kjo do të thotë dështim si fillim, ata përfunduan duke arritur një performancё tё një niveli shumë më të lartë. Ky rezultat ishte edhe më mbresëlënës në krahasim me studentët e grupit tё zgjuar tё caktuar rastësisht, tё cilët patën një rënie tё konsiderueshme rezultatesh ,qё arrinte rreth 20 %. Përvoja e dështimit ishte dekurajuese për fëmijët e "zgjuar" sesa për ata mё pak tё zgjuar, tё cilët dështuan si fillim. Problemi me lavdërimin e fëmijëve për inteligjencën e tyre të lindur, shtrembëroi realitetin psikologjik tё arsimimit. Pra,kjo inkurajon fëmijët për të shmangur llojin më të dobishme të aktiviteteve të të mësuarit, e cila është kur ne mësojmë nga gabimet tona. Sepse nëse ne s’përjetojmë simptomat e pakëndshme tё gabimit ,pra se “valën” e aktiviteteve “Pe”, e cila ndodh disa qindra milliseconda pas gabimit,duke drejtuar kështu vëmendjen tonë , rreth gjerave qё do tё donim tё injoronim, atëherë mendja dhe pikpamja jonё s’ka për tё ndryshuar kurrë.
Pra, ne do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gabime, duke braktisur kështu, vetë-përmirësimin për hir të vetë-besimit. Samuel Beckett mbante një qëndrim të drejtë rreth kësaj teme,sipas tij: “Pa provuar ndonjëherë , s’ke pёr tё dështuar ndonjëherë, pra s’do mësosh gjё. Por nёse gabon, mos u shqetëso, provoje prapë, dёshto prapё dhe do tё mësosh mё shumё, e do tё ndihesh mё mirё”.