Shkencëtari bërthamor iranian është rekrutuar nga CIA
Autori i Lajmit: Redaksia
Uashington - Një shkencëtar iranian, i zhdukur nga Irani, ka gjetur strehim në Shtetet e Bashkuara dhe po bashkëpunon me CIA-n. Lajmin e bën të ditur televizioni amerikan ABC, që u referohet burimeve konfidenciale. Sipas këtyre të fundit, arratisja e Shahram Amiri, një profesor në Agjencinë Atomike Iraniane, bën pjesë në një operacion të planifikuar prej kohësh. Ai u zhduk në qershor pas një pelegrinazhi në Mekë. Irani akuzoi Arabinë Saudite se e fshehu dhe se e ndihmoi të transferohej. Dr. Amiri, një shkencëtar bërthamor në universitetin “Malek Ashtar” të Teheranit, udhëtoi drejt Arabisë Saudite në qershor të vitit të shkuar për të qenë i pranishëm në kremtimet e haxhit në Mekë. Ai u zhduk pas tri ditësh. Universiteti “Malek Ashtar”, ku dr. Amiri punonte, është një qendër kërkimore bërthamore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nën mbikëqyrjen e rreptë të Trupave Revolucionare të Iranit. Dokumente brenda programeve të universitetit, të siguruara nga gazeta britanike “The Times”, vitin e shkuar, konfirmonin se puna bërthamore u besohej departamenteve të këtij universiteti prestigjioz. Televizioni ABC raportoi se “rrëmbimi”i dr. Amirit ishte pjesë e një plani operacional të shërbimeve inteligjente amerikane për të afruar shkencëtarë bërthamorë iranianë përmes kolegëve apo kontakteve familjare në Shtetet e Bashkuara. CIA thuhet se iu afrua Amirit përmes një negociatori, i cili i bëri ofertën e zhvendosjes në SHBA. Një nga zëdhënësit e CIA-s refuzoi të komentonte mbi lajmin. Zyrtari më i vjetër iranian që mendohet se është rekrutuar nga shërbimet sekrete amerikane, është Ali Reza Asghari, një ish-pjesëtar i forcave revolucionare dhe zëvendësministër i Mbrojtjes, i cili u zhduk gjatë një udhëtimi në Turqi në vitin 2007. Emri i tij u shfaq gjithashtu me atë të doktor Amirit në një listë të iranianëve që gjoja janë rrëmbyer nga amerikanët. Zoti Asghari thuhet se është zyrtari më i vjetër ushtarak që mbikëqyrte programin e armëve bërthamore. Burime të inteligjencës perëndimore thonë se programi është ndarë në vende të ndryshme për të evituar shkatërrimin e tij në rast dezertimi apo vdekjeje, por tradhtarët mund të jenë ende në gjendje të sigurojnë informacione shumë të rëndësishme për projektet individuale bërthamore. Koha e zhdukjes së doktor Amirit rriti spekulimet se ai ishte duke i dhënë dorën e fundit ndërtimit të fabrikës së pasurimit të uraniumit në Fordov, shumë afër qytetit të shenjtë të Qomit. Irani i komunikoi Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në shtator, disa ditë përpara se lajmi të ishte bërë publik nga Uashingtoni. Burime nga shërbimet sekrete thanë se Teherani u tregua i “sinqertë” vetëm pasi plani i tyre ishte kompromentuar nga Perëndimi. Kjo ngjarje u pasua nga një bashkëpunim i shkurtër mes Iranit, Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, të cilat negociojnë me Iranin në emër të komunitetit ndërkombëtar. Megjithatë, Irani dështoi të mbante premtimet e tij dhe nisi sërish fushatën e deklaratave provokative.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2010