E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, Mbretëresha nuk do të lejojë raund të dytë votimi

Autori i Lajmit: A.D

Londër - Mbretëresha Elisabet mund të bllokojë një raund të dytë zgjedhjesh të parakohshme në Britani këtë verë për të mos lejuar kolapsin politik ndërkohë që vendi është duke vuajtur ende pasojat nga kriza ekonomike. Ky veprim i sovranit do të detyrojë partitë që të krijojnë një koalicion qeveritar pa shkuar në një raund tjetër zgjedhjesh duke u detyruar të krijojnë koalicion të gjerë qeveritar. Kjo rrit mundësinë që kryeministri aktual, laburisti Gordon Braun, të mbetet kryeministër i vendit, edhe pse në një qeveri në minorancë. Braun mund të vazhdojë të qëndrojë ende në shtëpinë 10 të Douning Street, derisa të japë dorëheqjen, - thonë burime nga Ëhitehall. Dhe zyrtarët që kanë folur me sekretarin privat të mbretëreshës, Christopher Geidt, thonë se i përket kryeministrit Grodon Braun të vendosë kur të lërë zyrën. Edhe nëse konservatorët e Kamerun do të fitojnë shumicën e votave si parti, por nuk arrijnë të sigurojnë shumicën në Parlament, zoti Braun do të ketë të drejtën të tentojë i pari me partitë e vogla drejt arritjes së një koalicioni qeverisës. Një përfshirje e mundshme e mbretëreshës, çka ia lejon dhe ligji, ka ardhur pas përgatitjeve prapa kuintave në Ëhitehall. Ekziston frika e madhe se Britania do të përballet për herë të parë me problemet e krijimit të një koalicioni qeverisës që prej viteve 70. Ekonomistët thonë se një periudhë e tejzgjatur e tranzicionit postzgjedhor mund të jetë shkatërrimtare për ekonominë vendase që nuk do të mund kështu të paguajë borxhin e saj buxhetor. Shërbimi Civil ka përgatitur një plan veprimi. Për herë të parë ai do tu japë të drejtën partive opozitare që të këshillohen nga zyrtarët që të krijojnë një koalicion të mundshëm qeverisës. Gjithashtu, është zgjatur dhe afati postzgjedhor i takimit të parë të kabinetit qeveritar nga gjashtë në dymbëdhjetë ditë. Kjo bëhet për tu dhënë mundësi partive që të kenë më shumë kohë për negociata. Nëse marrëveshja nuk arrihet, atëherë do të ketë një votim mosbesimi në qeverinë e pakicës.
Ky lajm është publikuar: 01/04/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›