Shkencëtarët zbulojnë universe të reja

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur fakte, sipas të cilave universi ynë është “shtyrë” nga universe të tjera paralele në të shkuarën e largët. Lajmi i pabesueshëm erdhi pas studimit të gjurmëve në sfondin radioaktiv mikrovalor të kozmosit (CMB) - efektet e post Big Bang-ut. Ata thonë që katër gjurmë rrethore të gjetura në CMB, janë “plagë” kozmike, të cilat janë shkaktuar nga përplasja e universit tonë me universet e tjera, përplasje të cilat kanë ndodhur të paktën katër herë. Gjetjet janë të bazuara në teorinë komplekse të inflacionit të brendshëm të universit tonë. Kjo teori thotë se universi ynë është thjesht një gogël e vogël në një kozmos të madh, kozmos në të cilin ekzistojnë shumë universe të tjera, me fizikë dhe natyrë të ndryshme nga ky yni. Kjo teori njihet nga masat me emrin “Multiverse”. Disa shkencëtarë besojnë se kur këto universe përplasen me njëri-tjetrin, lënë gjurmë radioaktive në kozmos. Gjetjet, të realizuara nga Stephen Feeney, Departamenti i Fizikës dhe Astronomisë në University College London, ka shumë mundësi të jenë kontraversale. Një numër i konsiderueshëm kozmologësh ka botuar një letër, në të cilën thuhet se është shumë e lehtë të supozosh mbi ato që shihen në CBM. Letra, e cila u publikua dje, erdhi një muaj fiks pasi një studim i ngjashëm deklaroi se universi ynë ekzistonte para Big Bang-ut. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se universi është krijuar nga Big Bang, rreth 13. 7 miliardë vjet më parë. Yjet dhe galaksitë filluan të krijoheshin rreth 300 milionë vjet më pas kësaj. Dielli ynë u krijua rreth 5 miliardë vjet më parë, ndërsa jeta, në versionin e saj më të thjeshtë e më primitive, u shfaq në planetin tonë rreth 3. 7miliardë vjet më parë. CBM, shkon deri 300, 000 vjet pas Big Bang, i cili tani është ftohur deri në -270 gradë celcius. Një letër e publikuar online nga profesor Roger Penrose nga Oxford University dhe nga profesor Vahe Gurzadyan nga Yerevan State University, Armenia, thotë se universi mund të jetë shumë më i vjetër sesa mendohet. Të dy profesorët janë dakord dhe argumentojnë se provat e nxjerra nga Nasa’s Wilkinson Microwave Anisotophy Probe, në CBM, tregojnë gjurmë radioaktive të cilat janë shumë më të vjetra se Big Bangu. Ata thonë se kanë zbuluar 12 shembuj të rretheve të përqendruar, disa prej të cilëve kanë pesë unaza qarkuese, gjë që nënkupton se objekti ka pasur pesë evente madhështore gjatë ekzistencës së tij.