Veteqellohet me thike, tenton hedhjen nga pallati
Patos- Nje 40-vjecar tenton vetevrasjen publikisht, duke hipur ne tarracen e pallatit ku banonte. Ngjarja e rende ka ndodhur mbreme rreth ores 21:00 ne lagjen "1 Maji" te Patosit, kur policia u njoftua nga familjare dhe kalimtare te rastesishem qe kane pare skenen dramatike. Agim Gjika, 40 vjec, nje emigrant i kthyer nga Greqia kohe me pare, ne gjendje depresive, ka hipur mbreme ne tarracen e pallatit ku jetonte i vetem, pasi ishte beqar dhe pa femije, duke u veteqelluar me thike tre here ne bark. Me tej ai ka kercenuar me vetehedhje nga lartesia e pallatit, por nderhyrja e te afermve dhe policise vendore ka shmangur tragjedine. Burime zyrtare te drejtorise se Policise se Fierit konfirmuan incidentin e ndodhur dhe bene me dije se i plagosuri u dergua me urgjence ne drejtim te Spitalit Ushtarak te Tiranes per shkak te hemorragjise dhe plageve qe kishte marre. Ndaj tij kane nisur hetimet per vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes". Nga deshmite qe kane dhene familjaret dhe te afermit, Gjika nuk ka pasur arsye perse te kryente flijimin ne menyre demonstrative, por i rrefyen grupit hetimor te policise se Patosit dhe Fierit se prej disa muajsh 40-vjecari po perjetonte momente depresioni. Ne rrefimet e deshmitareve u vu ne dukje, se skena ishte vertet e frikshme, pasi duke uleritur me force, Agim Gjika kishte paralajmeruar nje fund tragjik teksa mbante thiken ne dore. Kalimtaret jane ndjere te terrorizuar kur shikonin 40-vjecarin teksa qellonte veten me armen e ftohte dhe kete veprim e ka kryer tre here brenda disa sekondave. Nuk eshte mjaftuar me kaq, por duke vazhduar te bertase, ka paralajmeruar hedhjen nga lartesia e pallatit. Ne keto momente kane nderhyre forca te policise dhe zjarrfikesve, qe pas veprimeve te befasishme neutralizuan Gjiken duke e zbritur nga lartesia me barele. Menjehere ne vendngjarje ka shkuar edhe nje ekip mjekesor, qe i ka dhene ndihmen e pare. Gjendja e rende shendetesore e te plagosurit ka sjelle edhe transportin e tij drejt kryeqytetit per mjekim me te specializuar. Sipas hetimit paraprak mendohet se shkak i gjendjes depresive, mund te jete bere humbja e vendit te punes se Agim Gjikes ne Greqi, tete muaj me pare, kur dhe u kthye prane familjes. Grupi hetimor po verifikon te gjitha faktet dhe deshmite per te zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kesaj ngjarjeje.
Precedenti i Ferit Haxhiut
Kerkonte pronat, tentoi hedhjen nga pallati me 3 femijet e mitur
Tirane- Nje qytetar nga Durresi tentoi te veteflijohet se bashku me 3 femijet e tij, per te zgjidhur nje ceshtje prone. Mesditen e se martes, ai ka hipur ne tarracen e nje pallati 6-katesh, perballe Ministrise se Drejtesise dhe ka tentuar te hidhet prej andej. Ne nje pankarte qe e mbante ne duar njeri prej femijeve, ishin kerkesat qe ia drejtonte ministrit te Drejtesise. Ferit Haxhiu, kerkonte qe te zgjidhej problemi i tij i prones, ku pretendonte se ishte pronar i ligjshem i 50 dynymeve toke, e cila sipas tij ishte privatizuar ne vitin 1993 dhe ne te kishin ndertuar persona te tjere. Haxhiu kerkonte t'i njihej e drejta e kesaj prone ne Shkozet, ose qe ajo t'i kompensohej nga shteti. Pas nderhyrjes se policise dhe negociatave, Haxhiu u zbrit nga lartesia se bashku me tre femijet, pa lendime.