E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, certifikatat sërish në modë

04/08/2009  Çdo ditë pranë Zyrës së gjendjes civile lëshohen 500 të tilla Cilësohen të pashmangshme

KORÇE- Kërkesa e banorëve të qytetit të Korçës për certifikata vazhdon të mbetet ende e lartë, pavarësisht nga pajisja e tyre me letërnjoftimin elektronik. Sipas burimeve zyrtare pranë zyrës së gjendjes civile në Korçë, çdo ditë lëshohen deri në 500 certifikata, ndërsa pritet që muaji gusht të shënojë numrin më të madh të kërkesave.

Kërkesat

Sipas burimeve në fjalë, nxjerrja nga përdorimi i certifikatave aktualisht duket e pamundur, sepse vazhdimisht ka regjistrim të fëmijëve të lindur, të cilët duhet të pajisen me një certifikatë, por në të njëjtën kohë në gjithë hapësirën kohore të një viti ka gjithnjë celebrime martesash, të cilat gjithashtu kanë nevojë të pajisjen me një certifikatë. Ndërkohë, duke u nisur vetëm nga këto lloj kërkesash, para sporteleve të zyrës së gjendjes civile në Korçë ka një numër të madh qytetarësh që zënë radhë, fluks i cili ka luhatjet e veta. “Megjithatë, duke iu referuar përvojës së viteve të kaluara, - sqarojnë burimet në fjalë, - rezulton se muaji gusht është muaji që shënon numrin më të lartë të kërkesave për certifikatë. Ndodh kështu sepse duke nisur që nga muaji korrik dhe në vijim pranë vendlindjes së tyre, dhe në këtë rast në Korçë, kthehen një numër i madh emigrantësh, të cilët kanë nevojë të pajisjen me certifikatë. Kërkesat e tyre janë të mëdha, pasi jo rrallëherë tërheqin certifikata për gjithë anëtarët e familjes, ngaqë u nevojiten për rifreskim të dokumentacionit, por edhe për një sërë problemesh me të cilat ata përballen me administratën e vendit ku jetojnë.” Burimet e zyrës së gjendjes civile në Korçë shtojnë se, nëse aktualisht numri i certifikatave të lëshuara brenda një ditë shkon në 500, në mesin e gushtit ky numër kërkesash gati dyfishohet. Megjithatë, kërkesat për certifikatë lindjeje, martese dhe vdekjeje duket se tani për tani janë të pashmangshme, pasi me anë të tyre kryhen ende edhe një sërë procedurash të tjera në administratën e qeverisjes lokale. Përderisa kërkesat për certifikatë mbeten të pashmangshme, edhe për disa muaj të tjerë qytetarëve të Korçës do t’u duhet të përballen me radhët, me harxhimin e kohës, por edhe me stresin që të jep kjo përvojë e lodhshme. Për zyrën e gjendjes civile të Korçës nxjerrja e një certifikate në kushte komode do të realizohet vetëm pas vënies në përdorim të gjerë të letërnjoftimeve elektronike, ashtu siç është premtuar nga qeveria shqiptare

Fluksi

Rezulton se muaji gusht është muaji që shënon numrin më të lartë të kërkesave për certifikatë. Ndodh kështu sepse duke nisur që nga muaji korrik dhe në vijim pranë vendlindjes së tyre, dhe në këtë rast në Korçë, kthehen një numër i madh emigrantësh, të cilët kanë nevojë për pajisjen me certifikatë. Kërkesat e tyre janë të mëdha, pasi jo rrallëherë tërheqin certifikata për gjithë anëtarët e familjes, ngaqë u nevojiten për rifreskim të dokumentacionit, por edhe për një sërë problemesh me të cilat ata përballen me administratën e vendit ku jetojnë”. Burimet e zyrës së gjendjes civile në Korçë shtojnë se, nëse aktualisht numri i certifikatave të lëshuara brenda një ditë shkon në 500, në mesin e gushtit ky numër kërkesash gati dyfishohet. Megjithatë, kërkesat për certifikatë lindjeje, martese dhe vdekjeje duket se tani për tani janë të pashmangshme, pasi me anë të tyre kryhen ende edhe një sërë procedurash të tjera në administratën e qeverisjes lokale. Përderisa kërkesat për certifikatë mbeten të pashmangshme, edhe për disa muaj të tjerë qytetarëve të Korçës do t’u duhet të përballen me radhët, me harxhimin e kohës, por edhe me stresin që të jep kjo përvojë e lodhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›