E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej që nga dhjetori, kapet mashtruesi

Fier

Policia e Fierit ka prangosur dje një mashtrues, i cili kërkohej që nga dhjetori i vitit 2009. Ai kishte përvetësuar me anën e mashtrimit një shumë prej 750 mijë lekësh të reja. Burimet zyrtare të policisë së Fierit bëjnë të ditur se mesnatën e së mërkurës është bërë ekzekutimi i urdhrit të prokurorisë për ndalimin e shtetasit Shkëlqim Laze. 42-vjeçari me banim në Tiranë është arrestuar në banesën e tij. Burimet policore tregojnë për “Shqip” se akuza për të cilën është arrestuar Shkëlqim Laze është ajo e “mashtrimit”, pasi më 1 dhjetor të vitit 2009, në qytetin e Patosit, ai ka mashtruar një shtetas, duke i marrë më pas atij shumën e 750 mijë lekëve. Laze i ka premtuar “viktimës” së tij shitjen e një objekti, por pasi ka marrë kapar, nuk e ka realizuar atë edhe pas më shumë se dy muajsh. Largimi i papritur i Lazes dhe humbja e çdo kontakti të tij me të mashtruarin ka bërë që ky i fundit t’i drejtohet policisë, nga ku nisi edhe hetimi për mashtrim për 42-vjeçarin.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›