E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër- Burri vret gruan pas një zënke të çastit

 

Krimi në familje ka goditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit. Një 45 vjeçar me emrin Nik Prozhni ka goditur për vdekje bashkëshorten e tij Terezina. Goditja me  mjete të forta nga ana e Prozhnit ndaj bashkëshortes ka ardhur pas një grindjeje të çastit me të. Gruaja ka gjetur vdekjen e mënjëhershme, si pasojë e plagëve të rënda. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë arrestuar autorin e krimit. Ky i fundit është justifikuar në polici se kishte kryer krimin për vetmbrojtje. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›