Washington- Papa pritet në Aeroport nga familja Bush
Papa Benedikti i XVI mbërriti në SHBA .Kjo është vizita e tij e parë që kur është zgjedhur në postin e kreut të Kishës Katolike para 3 vjetësh. Ai u prit në aeroport nga presidenti Bush, Laura Bush dhe e bija e tyre Xhena. Gjatë udhëtimit nga Roma, Papa tha se ndihej i turpëruar nga skandali i abuzimit seksual që ka prekur kishën katolike në Amerikë. Sipas tij ky skandal ka shkaktuar vuajtje të rënda për kishën në Amerikë dhe për atë personalisht. Ai shtoi se këta abuzues me fëmijët nuk duhen lejuar që të jenë pjesë e predikimit fetar.