Plumba shtëpisë për borxhin, kapet njëri
Policia e Kurbinit ka arrestuar Ridvan Mamlin, 28 vjeç, nga fshati Zheje i Kurbinit. Ai u arrestua pasditen e djeshme në afërsi të fshatit tij, në një banesë të braktisur, pasi ishte shpallur në kërkim që nga mëngjesi i kësaj dite. Sipas burimeve të Policisë së Kurbinit, Mamli së bashku me vëllain e tij, i cili është shpallur në kërkim, kanë shkuar me makinën e tyre në lagjen Nr. 2 të Laçit dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku mbi banesën e Pashk Lukës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit dhe të shtënat kanë alarmuar banorët e qytetit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ka mundur vetëm të mbledhë dëshmi dhe të identifikojë personat që shtinë me armë. Fatmirësisht, nga plumbat nuk ka pasur të dëmtuar. Sipas policisë, dy vëllezërit Mamli kanë shtënë drejt shtëpisë së Pashk Lukës, pasi ky u kishte marrë para borxh dhe nuk ua kthente.
#