Ishte dënuar me gjobë, pranon të bëjë burg
Elbasan
Dënimi me gjobë i një 32-vjeçari nga një fshat i Elbasanit është konvertuar me privim lirie. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Elbasanit, rreth orës 11.00 të paradites së djeshme është arrestuar Etjem çekrezi, i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë. Gjykata e Sarandës kishte vendosur konvertimin e masës së dënimit për veprën penale të vjedhjes nga 400 mijë lekë gjobë në 80 ditë burgim. Burime jozyrtare sqarojnë se konvertimi i masës së dënimit është bërë për shkak të shmangies së shlyerjes së gjobës. Kapja e tij u bë nga Policia e Cërrikut në bashkëpunim me Komisariatin e Elbasanit.
#