E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënohen pronarët e lokaleve te kisha e Laçit

Katër pronarë lokalesh që ndodhen në anë të rrugës që lidh Laçin me kishën e Shën Ndout, janë kërcënuar nga tre persona, të cilët pretendojnë se janë pronarë të tokës. Sipas Vladimir Palit, tre persona kanë shkuar në lokalin dhe kanë kërkuar braktisjen e lokalit. Pali thotë se personat që kanë kërcënuar janë nga Tonin Vlashi dhe vëllezërit Astrit dhe Ylli Vlashi. Ata mësohet se kanë shkuar pranë lokaleve edhe natën e së martës dhe kanë kërcënuar rojën që t’u japë çelësat. Pronarët e katër lokaleve e kanë lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Sipas Vladimir Palit, lokali i tij është në proces legalizimi, ndërsa toka është e gjithë fshatit dhe nuk ka pasur ndonjëherë pronar. Ai thotë se tre personat që pretendojnë se janë pronarë të tokës nuk kanë paraqitur asnjë dokument. Pali thotë se “përderisa policia nuk vepron, jemi detyruar të mbrohemi edhe duke sakrifikuar jetë njerëzish”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›