E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër; Djeg veten me benzinë, gjendet i vdekur 40-vjeçari



Një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga djegia me benzinë. Sipas burimeve zyrtare, në urgjencën e spitalit të Shkodrës është paraqitur në gjendje të rëndë, me djegie të gradës 3.4, 40-vjeçari Agim Muçollari, lindur në Korçë dhe banues në Shkodër. Policia ngriti një grup hetimor lidhur me këtë ngjarje. Nga deklarimet e të afërmve rezultoi se viktima kishte paraqitur shenja depresioni. Ai edhe një javë më parë kishte tentuar t’i jepte fund jetës, duke konsumuar një sasi helmi. Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›